LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë/ Basha kryqëzon Ramën

17 Gusht 2019, 15:00, Politikë CNA
Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë/ Basha kryqëzon

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë ndodhur ditën e djeshme ku dy punonjës humbën jetën tragjikisht pasi skela ku po punonin për lyerjen e një fasade pallati u rrëzua.

Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili ka heshtur edhe sot për ngjarjen e rëndë me dy viktima dhe tre të plagosur.

Për Bashën punëtorët ishin viktima të makutërisë mafioze të Ramës.

?Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës?, shkruan Basha në rrjetet sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga