LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia me dy të vdekur në Tiranë/ LSI zbulon përgjegjësit

17 Gusht 2019, 10:14, Politikë CNA
Tragjedia me dy të vdekur në Tiranë/ LSI zbulon

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me tragjedinë e një dite më parë, ku dy punonjës humbën jetën ndërsa tre të tjerë morën dëmtime të rënda.

Në një deklaratë për mediat, Vasili akuzoi si përgjegjëse për këtë tragjedi Bashkinë e Tiranës, qeverinë dhe Inspektoriatin e Punës, të cilët sipas tij nuk kanë marrë asnjë masë për sigurinë e punëtorëve.

?Përgjegjëse për këtë tragjedi janë qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Inspektoriati i Punës. Ata duhet të garantonin që puna të kryhet në rregull. Nëse do kishte rregull nuk do kishte humbur asnjë jetë njerëzish, por ata duan që të shkëlqejnë vetëm fasadat e tyre.?-tha Vasili.

Më tej, ai tha se ?Kemi një kryeministër llfazan e të sëmurë që nuk thotë një fjalë për viktimat e nuk gjen kohë të vizitojë të plagosurit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga