Connect with Us

“Shihemi në Gjykatë”/ PD i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ndreut

Politikë

“Shihemi në Gjykatë”/ PD i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ndreut

Publikuar

-

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar pas paralajmërimit të Pjerin Ndreut se do të “përballen në gjykatë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kaso vijon akuzat në drejtim të kryebashkiakut të ri të Lezhës, ndërsa thekson se “Reagimi i Pjerin Ndreut është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit”.

Ndërsa sa i takon ftesës së Ndreut ndaj kreut të PD-së për të vizituar Lezhën, Kaso thotë se “Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.”

Më tej, ai shkruan “Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!

Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!”

Gjithashtu, Kaso ka publikuar edhe audiopërgjimin e publikuar nga Bild, ku sipas tij Pjerin Ndreu u bën presion mësuesve të deklarojnë votën për PS, ndryshe do pushohen nga puna../ CNA.al

Habit Pjerin Ndreu/ Ftesë publike Lulzim Bashës, ja çfarë i kërkon

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesnatë qeverine, pas tërmeteve te fuqishme që lekundën vendin.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.
Kreu i qeverisë anulloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokati Altin Goxhaj zbulon ku ndodhet Basha

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ne nje postim te tij ne rrjetet sociale zbulon ku ndodhet Lulzim Basha.

Ai shkruan, “Zbulohet ku ndodhet Basha! Në SHBA! Me George & Alex Soros për t’u takuar me Ramën mbase dhe Veliajn! Por Rama u kthye mbrapsht✈️!
Shikoni pak postimin e vonuar të Bashës që rezulton të jetë bërë më ora 21:22 por del 12:22 në foton e statusit të publikuar në Twitter që e ka nxjerrë SYRI! Distanca 9 orë! Distanca 9 orë i bje të jetë në SHBA! Edhe Rama ishte nisur për në SHBA apo jo dhe kthye prej tërmetit nga Gjermani duke anulluar udhëtimin në SHBA!!! Vetë statusi i vonuar prej 5 orësh nga tërmeti i Lyl Sorosit vërteton që ai nuk ka qenë në Shqipëri por vendodhja përcaktohet nga diferenca orare.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE