LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sa punëtorë u vranë në këtë vepër?”/ Rama i hakërrehet komentuesit

17 Gusht 2019, 19:05, Politikë CNA
“Sa punëtorë u vranë në këtë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë për herë të parë mbi ngjarjen tragjike në Tiranë që i mori jetën dy punëtorëve, pasi u rrëzuan skelat.

Teksa ka postuar disa foto të ndërtimit të rrugës Shkodër-Vlipojë,  Rama është hasur edhe me komentin thumbues të një ndjeksi.

?Sa punëtore u vranë në këtë vepër?- shkruan me ironi ndjekësi.

Ndërkohë që kryeminisitri Rama i është kthyer ashpër duke hequr të gjithë përgjegjësitë tek vetja.

?Kjo i bie te jete ironi tani eee? Hajde ironi hajde, po si ka mundesi qe kur vriten dyzina njerezish se keputet ura ne Itali, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe kur vriten punetore ne kantieret e ndertimit ne Itali, cka eshte nje problem shume i madh ne ate vend, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe pa piken e zorit, gjeja me e lehte qe u vjen disave si puna jote, eshte te flasin keq a te tallen me çdo pune edhe kur s?eshte rasti fare fare? Nejse, vesi del me shpirtin dhe kush e ka kete ves, do ta mbarte sa te kete jete, keshtu qe duke te uruar mbaresi e jete te gjate, s?kam rruge tjeter vecse te bej megjithe shpirt ate qe mundem per kete vend, e te duroj me buzeqeshje e respekt, edhe ata si puna jote per sa kohe do te zgjase kjo puna ime Perqafime e forca, vazhdo perqesh e jep mend per punen e te tjereve?- shkruan Rama./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga