Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje në Tiranë
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Vettingu pritet të nisë me ritme të shpejta në shtator. Prioritet do të kenë kandidatat për në SPAK, por edhe subjekte të tjera.
Vettingu i skanon prokurorët dhe gjyqtarët në tre kritere, në atë të pasurisë, të pastërtisë së figurisë dhe në kriterin profesional.
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë rrëzuar deri më tani nga Vettingu ka qenë për shkak të pasurisë.
Që në vitin 2016, hipotekat në rang vendi kanë nisur një kontroll për verikimin e patundshmërive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që të shmagnin ndryshimet eventuale të pronësisë që mund të bëheshin nga subjektet e rivlerësimit.
Një prej të verifikuarve është edhe gjyqtari i Kavajës, Genti Dokollari. Sipas deklaratave të pasurisë, që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, rezulton se Dokollari nuk ka pasuri të patundshme, por nuk i mungojnë të ardhurat.
Në formularin e vetdeklarimit, ai thotë se në vitin 2003 ka qëndruar ka muaj për pushime në Greqi. Bëhet fjalë për periudhën Qershor -Shtator 2003. Por, pushime pa para nuk bëhen.
Dokollari kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2013, ka deklaruar një autoveturë, tip Volsvagen Golf, viti i prodhimit, 98, dhuratë nga familja, në shumën 500 000 lekë dhe gjendje llogarie në shumën 37 000 dhe 47 000 lekë.
Por, me punësimin si gjyqtar, ai ka përfituar të ardhura edhe nga Shkolla e Magjistraturës apo edhe nga mësimdhënia në Universitet private.
Në vitin 2015 ai deklaron një kredi dhe një overdraft.
Pas dy vitesh, në 2017-ën, ai deklaron se ka shtim të pasurisë në kesh, me 20 000 lekë, në total 70 000 lekë. Gjithashtu ai thotë se ka lidhur kontratë për shitblerje me rezervë pronësie për blerje të automjetit tip BMW, E70, viti 2007, çmimi 10 000 euro, prej të cilit është paguar kapari 1 000 euro dhuratë nga babai.
Ndërsa në vitin 2018 ai deklaron se ka shitur automjetin e markës Mercedez Benz në shumën 8 000 euro. Sipas asaj që ka deklaruar bëhet fjalë për automjetin e blerë në vitin 2013 në shumën 840 000 lekë.
Në asnjë vit, Dokollari nuk deklaron pasuri të patundshme si shtëpi. Ose, jeton jashtë ose rri nëpër komshinj apo me prindërit, pasi babai i dhuron para edhe pse burimet financiare nuk i mungojnë. Por ka dhe variante të tjera, si ajo e fshehjes së pasurisë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga `gjyqtari Genti Dokollari.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Autoveturë, tip Volsvagen Golf, viti i prodhimit, 98, dhuratë nga familja, në shumën 500 000 lekë.
Gjendje llogarie në shumën 37 000 dhe 47 000 lekë.
Viti 2013
Blerë makinë Mercedez Benz në shumën 840 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 164 000 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në universitet privat në shumën 100 074 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Shkollës së Magjistraturës në shumën 18 000 lekë.
Bashkëkredimarrës dhe overdraft në shumën 2 109 000 lekë.
Viti 2014
Makinë Mercedez Benz në shumën 840 000 lekë, blerë në vitin 2013.
Shitur, autovetura, tip Volsvagen Golf, në shumën 2 500 euro.
Shlyerje overdrafi 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 974 020 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në universitet privat në shumën, 274 200 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Shkollës së Magjistraturës në shumën 36 000 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia pranë fakultetit të drejtësisë në shumën, 24 800 lekë.
Viti 2015
Shpenzime për pushime, kujdes shëndetësor, nga shuma e shitjes së automjetit prej 2 500 euro. Gjendja që ka mbetur është 1 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe Korçë, në shumën 985 450 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në universitet privat në shumën,7 200 lekë.
Bashkëkredimarrës dhe overdraft. Janë shlyer 378 840 37 lekë, ndërsa kanë mbetur pa u shlyer, 1 646 878 06 lekë. Si dhe shuma 100 000 lekë.
Viti 2016
Shpenzime për nveoja të zakonshme 90 000 lekë. Gjendje 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Korçë, në shumën 1 027 947 lekë.
Të ardhura, kompesim nga departamenti amerikan i shtetit për pjesëmarrjen në konferencë, në shumën 18 679 lekë.
Viti 2017
Shtim i pasurisë cash, me 20 000 lekë. Gjendja aktualue, 70 000 lekë.
Lidhur kontratë për shtiblerje me rezervë pronësie për blerje të automjetit tip BMË, E70, viti 2007, çmimi 10 000 euro, prej të cilit është paguar kapari 1 000 euro dhuratë nga babai.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Korçë, në shumën 1 047 214 lekë.
Detyrim financiar, për blerjen e automjetit në shumën 9 000 euro.
Bashkëkredimarrës dhe over draft. Është shlyer shuma 303 977 99 lekë, ka mbetur pa shlyer 1 052 376 18 lekë.
Viti 2018
Shitur automjeti i markës Mercedez Benz në shumën 8 000 euro.
Pakësuar gjendja cash nga 70 000 lekë në 35 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtarë në Korçë dhe në Kavajë, në shumën 950 437 lekë.
Bonus dhe honorare nga Shkolla e Magjistraturës dhe Fakulteti i Drejtësisë, në shumat 26 447 lekë dhe 23 261 lekë.
Bashkëkredimarrës dhe overdraft. Detyrimi i shlyer është 312 843 lekë dhe detyrim i pashlyer në shumën 739 533 lekë./CNA.al
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Tirana, metropoli shqiptar është marrë peng. Kryebashkiaku E...
Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur ...
Erion Veliaj, djali ilegal i Ahmedinexhadit, pas Skënderbeut...
Nëse ka një akt të paprecedentë të skenës së politikës shqip...
Ditën e djeshme Valdrin Pjetri deklaroi që paska vendosur të...
Vendi po hyn në një fazë të re të krizës politike, pas gati ...
Valdrin Pjetri, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës,...
Sot pas disa ditësh turbullirë politike dhe pas publikimit t...
Aktivistë të Nismës Thurje kanë vendosur sot një memorial p...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rastin e Valdrin Pjetrit...
Sekretari për Çështjet Ligjore, në PD, Çlirim Gjata, në një ...
Pikërisht në çastet kur ka mbetur edhe vetë pa brekë, Edi Ra...
Në Shqipëri ka plot personazhe publike të botës së medias, t...
Dje nëpërmjet, një reagimi në rrjetet sociale, ish nënkryetr...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp që m...
Qytetarë të Tiranës kërkojnë heqjen nga Parku Publik të Memo...
Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD, se ka fshehuë një dënim...
Shqipëria po zien nga debati për memorialin turk, të vendosu...
Kryeministrit Rama i ndodh shpesh, që veprimet hakmarrëse, t...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...