Connect with Us

“Ndodhi para shtëpisë time”/ Rrëfimi tronditës i Malajt pas tragjedisë

Politikë

“Ndodhi para shtëpisë time”/ Rrëfimi tronditës i Malajt pas tragjedisë

Publikuar

-

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka reaguar për tragjedinë e djeshme, kur vdiqën dy punëtorë ndërtimi dhe u plagosën tre të tjerë në rrugën “Faik Konica”.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij dhe se njihej me disa prej punëtorëve.

Më tej, Malaj bën përgjegjëse Bashkinë e Tiranës për shembjen e skelës pranë pallatit në rrugën dhe kërkon hetim të menjëhershëm për ngjarjen.

”Kjo tragjedi ndodhi shumë afër shtëpisë time. Me disa prej punonjësve përshëndeteshim disa herë gjatë ditës. Vdekja e dy prej tyre dhe plagosja e tre shokëve të tyre të dhemb në shpirt. Bashkia bën mirë që stimulon investimet e përbashkët me komunitetit, por kontrolli i parë për çdo punim është çertifikimi i punonjësve sidomos në ndërtim kaq specifike deri në 15 apo 20 kate. Asnjë leje për fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar çertifikimet teknike të çdo punonjësi jo thjesht të administratorëve.

Bashkia e Tiranës ka një rregullore për këto punime dhe ngritjen e një Komisioni Mbikëqyrës për këto punime.

LEXO EDHE:  Heqja e mandatit për Rakipin dhe Rehovicën/ Reagon Ambasada e SHBA-ve

Pas kësaj mbikëqyrja në terren nga Bashkia është e qartësuar në rregulloren përkatëse. Një nga fitimet abuzive të kompanive në Shqipëri është kostoja e investimeve fizike dhe trajnuese e stafeve. Ata nuk paguajnë për trajnimet dhe pajisjet teknike te dmd. Këto fitime abuzive shpesh perfundojnë me vdekje dhe plagosje te punonjesve. Pra, fitimet janë kriminale. Hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv. Larg çdo ndërhyrje deformuese. Bashkia e Tiranës duhet të jetë pjesë e hetimeve. Ndërsa aksioni i lyerjeve të pallatave duhet të mos nxitohet, të bëhet vetëm kur kompanitë, por edhe çdo punonjës i tyre, kanë trajnimet dhe çertifikimet e detyrueshme të sigurisë në punë.

U prehshin në paqe viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie. Ngushëllime familjareve, miqve dhe shokëve të tyre!’’-shkruan Malaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Tirana në kaos/ Sheshi Skënderbej “kancer” për trafikun, Veliajt i dështon propaganda

LEXO EDHE:  Heqja e mandatit për Rakipin dhe Rehovicën/ Reagon Ambasada e SHBA-ve

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Foto/ Ja kush është i riu që plagosi efektivin në Tiranë

LEXO EDHE:  Skandal në Bashkinë e Tiranës/ Opozitës i hiqet e drejta e fjalës (video)

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE