Connect with Us

Meta përkujton masakrën e Valmirit/ Si u ekzekutuan barbarisht 14 mirditorë

Politikë

Meta përkujton masakrën e Valmirit/ Si u ekzekutuan barbarisht 14 mirditorë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 70-vjetorin e masakrës së Valmirit, ku u pushkatuan 14 mirditorë, si pjesë e strategjisë së territorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shpreh keqardhjen më të thellë për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës.

“Gjyqi farsë dhe ekzekutimet publike, së bashku me vuajtjet pambarim të mbi 300 familjeve mirditore që u internuan, jo vetëm që nuk mund t’u a lehtësonin dhembjen mirditorëve për vrasjen e pabesë të njeriut që hapi dhjetra shkolla për t’u dhënë dritë fëmijëve të Mirditës, por as mund të ndihmonte shpirtin e Bardhok Bibës të prehej më i qetë, i cili në pak vite organizoi një fushatë të jashtëzakonshme për faljen e qindra gjaqeve, duke e nisur me faljen e gjakut të njerëzve më të afërt të familjes së tij gjatë luftës.”-shkruan ndër të tjera Meta.

Mesazhi i Metës:

Me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Valmirit, dua të shpreh keqardhjen më të thellë për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës.

Gjyqi farsë dhe ekzekutimet publike, së bashku me vuajtjet pambarim të mbi 300 familjeve mirditore që u internuan, jo vetëm që nuk mund t’u a lehtësonin dhembjen mirditorëve për vrasjen e pabesë të njeriut që hapi dhjetra shkolla për t’u dhënë dritë fëmijëve të Mirditës, por as mund të ndihmonte shpirtin e Bardhok Bibës të prehej më i qetë, i cili në pak vite organizoi një fushatë të jashtëzakonshme për faljen e qindra gjaqeve, duke e nisur me faljen e gjakut të njerëzve më të afërt të familjes së tij gjatë luftës.

LEXO EDHE:  Meta dënon sulmin terrorist në Londër

Regjimi komunist e instrumentalizoi vrasjen e Bardhok Bibës për t’i përçarë më thellë mirditorët për dekada të tëra, për të goditur të gjitha familjet me tradita patriotike dhe bindje jokomuniste, si dhe për ta bërë këtë krahinë një shembull nënshtrimi nën terror.

Por mirditorët si një popull i mençur dhe në liri s’ mund të përdoren më nga askush kundër njëri-tjetrit.

Nderim martirëve të pafajshëm të masakrës së Valmirit!
Përulje dhe nderim për 300 familjet mirditore që u internuan dhe vuajtën në kampet mizore të komunizmit!
Nderim kujtimit të ndritur të Bardhok Bibës, i cili bëri aq shumë për arsimimin e vocërrakëve të Mirditës dhe emancipimin e krahinës, por dhe që punoi si askush tjetër për të shuajtur plagën e tmerrshme të gjakmarrjes dhe për vëllazërimin e mirditorëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Takim Meta-Lu në Kuvend/ Diskutohen 7 ligjet për drejtësinë

LEXO EDHE:  Pazari Rama-Basha dhe Reforma Zgjedhore

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  “Zoti të ndihmoftë”/ Arben Isaraj numëron shkeljet e Metës

LEXO EDHE:  “Zoti të ndihmoftë”/ Arben Isaraj numëron shkeljet e Metës

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE