LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta ndaj informalitetit/ Bllokohen shtëpi e hotele në Sarandë

17 Gusht 2019, 16:46, Politikë CNA
Lufta ndaj informalitetit/ Bllokohen shtëpi e hotele në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin e anti- informalitetit. Rama ka publikuar gjithashtu disa foto nga Saranda ku shihet se disa subjekteve iu është ndaluar aktiviteti pasi nuk kanë paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit.

Ai nënvizon se goditje janë dhënë sidomos në zona bregdetare me rëndësi për Shqipërinë, për të pasur zero tolerancë ndaj abuzuesve.

“Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti. Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me ZeroTolerancëndaj abuzuesve”, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga