Connect with Us

Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS/ Basha flet me emra

Politikë

Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS/ Basha flet me emra

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të Partisë Socialiste.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Basha rendit të gjithë socialistët, që sipas tij, janë të lidhur me krimin.

Basha shkruan se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh.

LEXO EDHE:  Këlliçi i përgjigjet Ramës/ E dimë të gjithë se kush duhet të marrë ilaçet në këtë vend

Sipas kreut të opozitës, krimi dhe Rama janë të pandashëm, ndaj që të largohet krimi, duhet më parë të largohet kryeministri.

“Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”-shkruan Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.



Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia s’i përket kryetarit”/ Kadilli nuk përmbahet ndaj Bashës: E mori vendimin si skuth

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka ngritur tonet ndaj Bashës, duke e konsideruar si ‘skuth’.

I ftuar në Syri Tv, Kadilli theksoi se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së dhe se partia nuk i përket kryetarit e ndaj nuk mundet që vetëm kryetari të marrë vendime.



“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së.

LEXO EDHE:  Shifrat në rritje të rasteve me Covid/ Rama takim me drejtues dhe mjekë në QSUT

LEXO EDHE:  Këlliçi i përgjigjet Ramës/ E dimë të gjithë se kush duhet të marrë ilaçet në këtë vend

Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE