Connect with Us

“Jo më punonjës si turistë politik”/ Rama tregon se kush do largohet nga puna nga ish-bashkitë e PD-së

Politikë

“Jo më punonjës si turistë politik”/ Rama tregon se kush do largohet nga puna nga ish-bashkitë e PD-së

Publikuar

-

“Jo më punonjës si turistë politik”/ Rama tregon se kush do largohet nga puna nga ish-bashkitë e PD-së

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku disa prej tyre zunë vendin e ish kryebashkiakëve të djathtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se “deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës”.

Kryeministri ka publikuar gjithashtu edhe disa foto nga pastrimi i disa bashkive të cilët më herët kanë qenë në drejtimin e së djathtës, ku nuk i ka kursyer akuzat për ish-kryebashkiakët, duke i quajtur “turistë”, sipas së cilit nuk ishin në funksion të qytetarëve.

Postimi i plotë

Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve👍

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka./CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta jep alarmin dhe apelon politikën/ Ja çfarë po ndodh në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ku ndër të tjera thuhet se në Shqipëri vijon largimi i popullsisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i drejton një apel të fortë klasës politike, ndërsa shkruan se “Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.”.

Më tej, Meta jep alarmin e boshatisjes së vendit, ku dhe thekson nevojën immediate për ndryshim.

“u ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi!”-shkruan ndër të tjera Ilir Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.
Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.

Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin”/ Nuk përmbahet Spartak Ngjela

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se “të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Mattheë Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.”.
Ngjela shkruan edhe në lidhje me hapjen e negociatave me BE, pasi sipas tij do të jetë çelja e negociatave, pastaj do të vijnë kushtet.
“Të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.”-thekson Ngjela.
Më tej, Ngjela shkruan se “Secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.”

Postimi i plotë:

Të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Mattheë Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Sidomos, të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.
Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.
Kjo në fakt është risi që nuk pritej nga korrupsioni në Tiranë. Por janë naivë, sepse mendja iu qëndron prore me frikë te SPAK-u. Kurse pyetja që ngrihet këtu është kjo: A do të ketë realisht një presion politik kundrejt lidershipit aktual shqiptar për shpejtimin e SPAK-ut?

Sigurisht që po. Tani historia e Shqipërisë ka hyrë në rrugën reale të rivlerësimit të saj.

l. Vetëm injorantët nuk e kuptojnë dot, kur situata është kundër tyre, dhe prandaj vijojnë me shpresa fëminore të luftojnë kundër ligjit. Kështu po ndodh sot edhe me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë.
Shqipëria në këtë çast historik përbën një impenjim parësor të politikës amerikanë dhe gjermane. Edhe Kosova, edhe Maqedonia gjithashtu. Dhe kjo është në fakt një arsye që vjen nga përplasja e interesave të Perëndimit të lartë në funksion të interesit për Ballkanin Perëndimor. Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit.
Por edhe politika amerikane ua ka zbuluar të gjitha, ndonjërit nga kryesorët, ia ka vënë faktin edhe përpara, në tryezën e bisedimeve. Domethënë, janë pa shpresë dhe nuk duan ta kuptojnë.

ll. Po me rivlerësimin e historisë së Shqipërisë, çfarë po ndodh realisht?
Asgjë nuk mund t’iu bëjnë dot më shqiptarëve pushtuesit sllavë dhe grekë këtej e tutje, në kohën që vjen. Gjithçka në Ballkanin Perëndimor do të flasë shqip.
Politika amerikane po zbulon të vërtetën. Jo më larg se dje, CIA ekspozoi materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve. “As ka pasur e as nuk ka turq në Shqipëri, dhe as në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E gjitha kjo tendencë që ka bërë turq shqiptarët, ka qenë politikë serbe antishqiptare… Nuk ka turq në Prizren e Prishtinë, ata janë shqiptarë që dinë një turqishte të çalë e me fjalë shqipe”, – shprehet hapur CIA në materialin e vet.
Ky ishte një fakt i vjetër që dihej, dhe ishte i fshehur me dhunë ekstreme. Tani gjithçka po ekspozohet nga CIA, me burim dokumentar të saktë, deri më tash të bllokuar nga historia genocidiale e Serbisë kundër shqiptarëve.

Por, mos mendoni se kjo është shfaqje e fundit. Ky është i pari ekspozim dokumentar i të vërtetave historike.
Do të ketë akoma?

Sigurisht që do të ketë. Por pyetja më me afekt që ngrihet këtu është kjo: po historia e mbyllur në lidhje me shqiptarët e persekutuar nga grekët në shtetin grek, a do të hapet? A do të ekspozohet historia e fshehur brutalisht që, edhe për këtë rast, të shihet qartë ndërkombëtarisht e vërteta e Çamërisë, e Kosturit, e Follorinës dhe e të gjithë Shqipërisë që u grabit në vitin 1913 nga Greqia me gënjeshtrat se shqiptarët janë turq? Po genocidi grek antishqiptar në Çamëri, dhe dhunimi i gjuhës shqipe në Epir?
Sigurisht që do të dalë edhe kjo histori e fshehur, se është identike me atë të Serbisë genocidiale. Kjo histori e fshehur e Shqipërisë, pritet në fakt të jetë thelbi politik i historisë së afërt që po vjen në Ballkanin Perëndimor.
I gjithë Ballkani Perëndimor ka qenë shqiptar, dhe shqiptarët sot janë aleatët më të vendosur të Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha do të dalin, se ajo që është fshehur është e vërtetë historike.
Pse, ju mendoni që, materiali i sapobotuar botërisht i CIA-s do të jetë një rast i izoluar?
Jo. Aspak. Prisni dhe shikoni!
Po korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë? Për të gjithë këtë që po vjen, ata janë pa fare shpresë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zyrtari i lartë i BE-së zbarkon sot në Tiranë/ Shmang takimin me Metën

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, vjen për një vizitë zyrtare në Tiranë, presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk.

Mësohet se vizita e Tusk në Tiranë, vjen në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në orën 15:00, Donald Tusk do të takojë kryeministrin Edi Rama, ndërsa në axhendë nuk është përfshirë takim me presidentin Meta.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut në orën 11:00 do të takojë Presidentin dhe në 11:45 kryeministrin Zoran Zaev me të cilin do të ketë edhe një konferencë.

Tusk do të jetë edhe i pari zyrtar  që do të japë lajmin për vendimin që do të merret për hapjen e negociatave në tetor.

LEXO TE PLOTE