LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISIS-i po ndërton “Kalifatin” e tij të dytë

17 Gusht 2019, 08:53, Blog CNA
ISIS-i po ndërton “Kalifatin” e tij të dytë

Nga Josh Rogin ?The Washington Post?

* Shteti Islamik, ka vënë tashmë nën kontroll një kamp të madh në verilindje të Sirisë, dhe nuk ka asnjë plan se çfarë do të bëjë me 70.000 njerëzit që ndodhen atje (më shumë se 50.000 prej tyre janë fëmijë). Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, duhet ta trajtojnë menjëherë këtë emergjencë të sigurisë kombëtare dhe humanitare, përpara se të shohim ngritjen e një Kalifati të ri.

Pas rënies së Rakës dhe humbjes së fortesës nga ana e Shtetit Islamik, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ishte shkatërruar ?100 përqind? e Kalifatit. Por dhjetëra mijëra luftëtarë të ISIS, dhe anëtarët e mbetur të familjeve të tyre, u vendosën në kampe të mëdha brenda vendit me shumë pak ndihmë, siguri apo mbikëqyrje.

Të ndarë nga kampet e tjera, ku strehohen kryesisht gra dhe fëmijë, më shumë se 2.000 luftëtarë të Shtetit Islamik, ndodhen në një rrjet burgjesh të improvizuara. I gjithë sistemi menaxhohet nga kurdët e Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), të cilët janë kanë pak burime financiare, një staf të pamjaftueshëm, dhe janë aleatë me një SHBA që po mendon të largohet nga vendit.

Sipas zyrtarëve, ligjvënësve dhe ekspertëve amerikanë, në kampin më të madh të këtij lloji, të quajtur Al-Hol, ISIS-i po ushtron aktualisht më shumë ndikim dhe kontroll, sesa disa dhjetëra roje të SDF-së që janë vendosur atje.

Gratë e Shtetit Islamik, kanë ngritur një ?polici të moralit? brenda kampit, duke zbatuar ligjin e Sheriatit, dhe madje duke kryer ekzekutime brutale, pohojnë zyrtarët. Ndërkohë ISIS, po rekruton shumë njerëz nga brenda kampit, po kontrabandon luftëtarë brenda dhe jashtë, dhe po e përdor kampin për të planifikuar sulme në pjesë të tjera të Sirisë.

Nëse nuk është tashmë një Kalifat 2.0, së shpejti do të jetë me siguri i tillë. ?Kampi Al-Hol, po shndërrohet me shpejtësi në një mini-Kalifat, dhe një terren pjellor rekrutimi për ISIS-in?-më tha senatorja Lindsej O.Graham. ?Masat e sigurisë përreth kampit, janë jashtëzakonisht të dobëta, dhe kampi po drejtohet nën hundën tonë nga drejtues të ISIS-it?- theksoi ajo.

Rreth 11.000 nga 70.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë në Al-Hol, vijnë nga vendet jashtë Irakut apo Sirisë. Shumica e atyre vendeve, kanë refuzuar të ripranojnë qytetarët e tyre, duke i lënë ata në kushte të mjera, çka e bën shumë më të lehtë rekrutimin e tyre nga Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuara, kanë tërhequr vetëm 21 ish-luftëtarë të ISIS, dhe po ndjekin penalisht të gjithë ata që udhëtuan drejt Sirisë kur ishin në moshë madhore.

Por shumica e vendeve evropiane i kanë refuzuar, madje disa prej tyre u kanë hequr shtetësinë anëtarëve të Shtetit Islamik. ?Kur vjen puna tek luftëtarët e ISIS, reagimi evropian ka qenë patetik dhe i rrezikshëm. Në kampin Al-Hol, po ndizen dritat e alarmit. Ne po i shpërfillim këto sinjale, dhe kjo është për rrezikun tonë?- thotë Graham.

Presidenti amerikanTrump, i zemëruar nga qëndrimi i Evropës, kërcënoi të ?dërgojë? mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik drejt Evropës, gjë që ka të ngjarë të ishte një shaka. Por në mungesë të ndonjë veprimi, ata mund të arrijnë gjithsesi në kontinentin e vjetër. Zyrtarët më thanë që banorët e kampit Al-Hol të lidhur me Shtetin Islamik, janë shfaqur tashmë në pjesë të ndryshme të Sirisë dhe Turqisë.

Një raport i ri i inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, thotë se ISIS po rekruton në mënyrë aktive luftëtarë brenda kampit Al-Hol. Raporti vëren se riatdhesimi i banorëve të tij, është jetik për adresimin e këtij problemi. ?Pamundësia e SDF, për të siguruar më shumë sesa një ?siguri minimale? në kamp, ka krijuar kushte të favorshme për përhapjen e ideologjisë së ISIS-it?- thuhet më tej në raport.

Kriza e sigurisë dhe ajo humanitare në kampin Al-Hol, është rënduar nga tërheqja e forcave amerikane nga verilindja e Sirisë, dhe pasiguria e angazhimit të mëtejshëm të SHBA-së në këtë vend. Administrata Trump, ka qenë e paqartë mbi planet që ka për Sirinë, pjesërisht sepse zyrtarët e Trump e dinë se presidenti mund të vendosë në çdo kohë përfundimin e misionit.

Por kjo paqartësi, e minon udhëheqjen amerikane që nevojitet për ta adresuar këtë krizë. ?Në rast se presidenti do që të jetë i suksesshëm në luftën kundër ISIS, ai duhet të kuptojë drejt realitetin e vështirë, duke u angazhuar shumë më tepër se më parë. Dhe zyrtarët e tij, duhet të gjejnë guximin që ta informojnë mbi këtë të vërtetë edhe publikun publik?-thotë Çarls Lister, drejtor i anti-terrorizmit në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

?Rreziqet janë aktualisht kaq larta, sa që ne nuk kemi luksin të vazhdojmë të pëshpërisim në lidhje me atë, sesa keq janë gjërat në realitet?- theksoi ai. Përveç riatdhesimit të anëtarëve të familjeve të ish-luftëtarëve të ISIS-it, bashkësia ndërkombëtare duhet të adresojë edhe problemin se si t?i mbajë të izoluar luftëtarët më radikalë, dhe të ndërtojë një sistem burgjesh që nuk varet vetëm nga SDF.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të rrisin menjëherë sigurinë në burgje dhe kampe. Ato duhen të bëjnë përpjekje, për të de-radikaluziar fëmijët që mund të shpëtohen. Nëse nuk reagohet shpejt, e gjithë strategjia amerikane për të siguruar humbjen e qëndrueshme të Shtetit Islamik, do të jetë e pakuptimtë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 65 përqind e banorëve në kampin Al-Hol, janë nën moshën 12-vjeçare, dhe 20.000 të tjerë janë nën moshën 5-vjeçare, çka do të thotë që ata kanë lindur gjatë kohës së Kalifatit të parë. Nëse ne lejojmë që këta fëmijë të rriten nën Kalifatin e Dytë të ISIS-it, do të jenë fëmijët tanë ata që një ditë do të përballen me pasojat./-përshtatur nga CNA.al.

Lajmet e fundit nga