Connect with Us

I vendosi tritol biznesit në Krujë/ Prangoset 23-vjeçari

Kronika

I vendosi tritol biznesit në Krujë/ Prangoset 23-vjeçari

Publikuar

-

Policia e Krujës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Nikel të Krujës, ku në një biznes u vendos lëndë plasëse.

Mësohet se policia ka identifikuar dhe prangosur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal./CNA.al

Tritol biznesit në Krujë/ Policia zbardh detajet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni “New Start”/ Në pranga dy inspektorë të AKU

LEXO EDHE:  Pukë/ Aksione për kontrabandën e lëndëve drusore

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Ekskluzive Skandali- Merret peng plazhi i Livadhit/ “Pronari” i lidhur me policinë

LEXO EDHE:  Video/ I veshur sportiv, me armë me vete. Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Selmanit

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Paralajmërimi i sinoptikanëve për përmbytje/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i sinoptikanëve për përmbytje/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Gjatë javës së ardhshme sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu dhe bore, që mund të pasohen nga përmbytje në disa zona.

Duke marrë shkas nga ky paralajmërim, Bashkia e Vlorës i ka kërkuar qytetarëve të shmangin të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve që për çdo nevojë urgjente të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të bashkisë.

Të nderuar qytetarë!

 Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm.Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE