Connect with Us

Habit Pjerin Ndreu/ Ftesë publike Lulzim Bashës, ja çfarë i kërkon

Politikë

Habit Pjerin Ndreu/ Ftesë publike Lulzim Bashës, ja çfarë i kërkon

Publikuar

-

Pjerin Ndreu, i cili u zgjodh kryebashkiaku i ri i Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit, ka reaguar pas video-mesazhit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e akuzonte si të inkriminuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu ka habitur duke i bërë një ftesë kryedemokratit Basha për një vizitë në zyrën e tij dhe i kërkon që të flasin për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

Sipas tij, Basha ka rol për të luajtur në planet e zhvillimit.

Më tej, duke paralajmëruar përballje në gjykatë për akuzat,  Ndreu thekson se as Basha dhe as perëndia në qiell nuk ka shansin t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi.

“Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi.

Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se i sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!”, shkruan Ndreu./ CNA.al

Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS/ Basha flet me emra

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Duhet të qash për Lezhën!/Rama me ironi: Më sill një kokërr qepë!

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE - 'Kaubojsi' ikën nga Rama/Në krye të Partisë së Emigrantëve

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Lubonja e thotë hapur/ Basha dështoi! Ja çfarë hapash duhet të ndërmerrte

LEXO EDHE:  Lubonja e thotë hapur/ Basha dështoi! Ja çfarë hapash duhet të ndërmerrte

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE