Connect with Us

Dy memorialë turke, një që na nderon dhe një që na turpëron!

Politikë

Dy memorialë turke, një që na nderon dhe një që na turpëron!

Publikuar

-

 Nga Altin Goxhaj 

* Në Shkodër ka një memorial për Hasan Riza Pasha, komandanti turk që mbrojti Shkodrën nga serbo-malazezët në 1912-1913! Një hero turk që u vra nga njerëzit e Esad Pashë Toptani me qëllim dorëzimin e Shkodrës serbo-malazezëve, u varros me nderime nga gjithë Shkodra në vitin e trishtë dhe të dhimbshëm të 1913!
Atë e respektojmë dhe e nderojmë se ka dhënë jetën duke mbrojtur shqiptarët!

Një herë kur dikush i papërgjegjshëm ja nxori inatin memorialit (duke e dëmtuar pak), si revoltë ndaj një historiani turk që ofendoi Skënderbeun dhe kish qenë për homazhe 1 ditë më parë te ai memorial, solli një reagim kundërshtues ndaj aktit të vandalizmit si nga opinioni publik dhe politika por njëkohësisht edhe revoltë ndaj historianit turk antishqiptar Talha Ugurluel!
Turku Hasan Riza Pasha e meriton monumentin dhe është një nga ato raste që forcojnë miqësinë (si miq dhe jo si vëllezër) midis popullit shqiptar dhe atij turk pavarësisht se turqit ndodheshin si pushtues në atë kohë! Sepse shqiptarët e kanë pas gjithmonë këtë vlerë morale të respektit ndaj miqve dhe atyre që u gjenden në krah në ditë të këqija pavarësisht konjukturave globale!

Por ajo që e inkurajoi këtë status është vendosja e monumentit të tij në 2006 u mor me vendim të Këshillit Bashkiak të Shkodrës publikisht dhe vendosja u bë duke respektuar çdo proçedurë publike sipas legjislacionit të kohës!

LEXO EDHE:  Largimi nga puna militantëve të LSI/ Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ramës

Ndërsa ky memoriali i mbështetësve të Erdoganit në Tiranë që na turpëron por edhe dëmton para gjithë botës, u vu në Tiranë hajdutshe nga Veliaj dhe Rama, në errësirë totale por në miratim të plotë nga Klika Politike e Tiranës duke shkel çdo ligj dhe duke u “çertifiku” me miratimin e heshtur të PD të përfaqësuar nga Kryetari i Grupit të PD të Këshillit Bashkiak Tiranë! Ky memorial ka skandalizuar gjithë aleatët e sinqertë të Shqipërisë dhe ka lumturuar Serbinë dhe Greqinë dhe natyrisht gjithë neotomanistët e Erdogan në Tiranë dhe Ankara! Kurrë Shqipëria nuk ka rrëshqit kaq larg pranueshmërisë në familjen Europiane të cilës i përket se sa sot si një akt i paparashikueshëm i Klikës Politike Sorosiste AntiAmerikane të Tiranës!!!

Ja pra 2 memorialë turke që tregojnë 2 standarde të kundërta por edhe shpjegojnë që qëndrimi kundërshtues që ka filluar në Shqipëri ndaj Memorialit të Turpit me një përfundim të sigurtë të heqjes së tij, tregon se reaksioni nuk është kundër Turqisë e aq më pak turqve (e s’ka kurrfarë lidhje me pretendimin absurd për islamofobi) por ndaj kësaj arrogance fyese të neotomanistëve të Tiranës, klyshëve të Soros dhe Erdogan Rama, Veliaj, Basha!!!/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat me BE-në/ Greqia ende e pavendosur

Publikuar

-

Nga

Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për raportet midis dy vendeve.

Sipas Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë kushtin kryesor të vënë nga Athina me qëllim që të marrë mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE, të jap t’i drejta minoritetit grek.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në prenoncimin e tij për “Kathimerini”.

LEXO EDHE:  “Katranjosët” shkundin qeverinë/ Rama u shtrin dorën studentëve

LEXO EDHE:  A po shkohet drejt një përplasje të madhe?

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U nxorri gishtin e mesit protestueve/ Qytetarët “masakrojnë” Borchardt

Publikuar

-

Nga

Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në vendin tonë, Berndt Borchardt, teksa i nxorri gishtin e mesit protestuesve pas thirrjes së këtyre të fundit “Rama ik”, qytetarët kanë reaguar mjaft të irrituar.

Për kameran e Fax news” ata kanë dënuar këtë veprim të ulët.

 “Ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?”, tha një qytetare.

LEXO EDHE:  Avokat Ngjela zbulon dy gabimet fatale të Ramës gjatë vizitës në Gjermani

LEXO EDHE:  A po shkohet drejt një përplasje të madhe?

Ndërsa një qytetare tjetër shprehet se  “Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës vijojnë protestën e tyre përballë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, një situatë jo e hijshme ka ndodhur në prezencën e kamerave mbrëmjen e sotme.

Pretagonist i kësaj situate është bërë ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt.

Ne vend që të kalonte në heshtje, ose të përshëndeste protestën, ambasadori Borchardt ka zgjedhur të bëjë një veprim më të ulët, duke përshëndetur me  gishtin e mesit protestuesit.

LEXO EDHE:  Kthetrat e Soros “pushtojnë” Shqipërinë/ Zbulohet skandali me Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  LSI i përvishet Ramës/ Përdori të sëmurat në Fier për të bërë propagandë

Pamjet skandaloze, jo të denja për një qytetar, e sidomos një diplomat perëndimor po bëjnë xhiron e rrjetit.

Per më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga Syri.net./ CNA.al


LEXO TE PLOTE