LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje në Tiranë

17 Gusht 2019, 09:34, Aktualitet CNA
Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku dy punonjës ndërtimi humbën jetën, ndërsa tre të tjerë morën dëmtime të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se dy ?Ardite? te tjere humben jeten dje ne Tirane, duke iu referuar kështu edhe rastit të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari që humbi jetën në landfillin e Sharrës në gusht të vitit 2016.

Sipas tij, dje rasti u përsërit me dy djem të rinj që humbën jetën duke punuar në një ?projekt të Bashkisë Tiranë? për restaurimin e fasadave të pallateve.

?Dy ?Ardite? te tjere humben jeten dje ne Tirane.

Rasti i Ardit Gjoklajt, adoleshentit nga Tirana qe ju pergjigj thirrjes se Veliajt per tu punesuar ne nje inisiative te bashkise ne Landfillin e Sharres dhe humbi jeten tragjikisht, u perserit dje me dy djeme te rinje qe humben jeten duke punuar ne nje ?projekt te Bashkise Tirane? per restaurimin e fasadave te pallateve.?-shkruan Topollaj.

Më tej, ai hedh akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku thekson se ?Vetem Velise i ndodh te humbin jeten punonjes qe angazhohen ne projekte fare te thjeshta, kjo sepse perpara zbatimit te ligjit, Bashkia Tirane kujdeset vetem per te rritur kostot ne letra dhe per ti ulur ato ne terren, me qellim qe llokma e Kryetarit te jete gjithmone brenda parametrave qe ai kerkon.?

Postimi i plotë:

Dy ?Ardite? te tjere humben jeten dje ne Tirane.

Rasti i Ardit Gjoklajt, adoleshentit nga Tirana qe ju pergjigj thirrjes se Veliajt per tu punesuar ne nje inisiative te bashkise ne Landfilline Sharres dhe humbi jeten tragjikisht, u perserit dje me dy djeme te rinje qe humben jeten duke punuar ne nje ?projekt te Bashkise Tirane? per restaurimin e fasadave te pallateve.

Jo pa qellim e kam vene ne thonjeza fjalen ?projekt te Bashkise Tirane?, sepse ne fakt eshte vertetuar tashme qe keto s?jane gje tjeter vetem se disa afera korruptive te Erion Veliajt qe nuk kane asnje lidhje me ate qe do duhej te ishte nje inisiative e nje institucioni shteteror.

E them kete sepse vetem ne nje afere korruptive mund te ndodhe qe punonjesit te trajtohen ne kushte skllaverie nga nenkontraktori i Institucionit Shteteror dhe ky i fundit te mos konstatoje shkeljen e ligjit qe ne rrethana te tjera do duhet ta kontrollonte per cdo subjekt privat qe operone ne treg e jo me per projektet qe realizon me fonde publike.

Vetem Velise i ndodh te humbin jeten punonjes qe angazhohen ne projekte fare te thjeshta, kjo sepse perpara zbatimit te ligjit, Bashkia Tirane kujdeset vetem per te rritur kostot ne letra dhe per ti ulur ato ne terren, me qellim qe llokma e Kryetarit te jete gjithmone brenda parametrave qe ai kerkon.

Po kaq kriminale, ndoshta dhe me shume, eshte se njesoj si me rastin e te ndjerit Ardit, edhe kesaj here Veliaj po ben cdo gje per te fshehur faktin qe dy punetoret qe humben dje jeten, ishin te kontraktuar nga Bashkia Tirane./CNA.al

Lajmet e fundit nga