Connect with Us

Deklarata “bombë”/ Akuza të forta Braçes dhe Veliajt

Politikë

Deklarata “bombë”/ Akuza të forta Braçes dhe Veliajt

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta në lidhje me tragjedinë e një dite më parë në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku pas rrëzimit të një skele humbën jetën dy punëtorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha hedh akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zv.kryeministrit Erion Braçe, të cilët i bën përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

“Miq, nje ngjarje e rende me pasoja vdekjen e dy puntoreve dhe plagosjen rende te tre te tjereve ka ndodhur dje mbasdite ne Tirane.
Puntoret po punonin ne rikonstruksionin e fasades se Erion Braçes sipas nje projekti te Lal Plehut.

Se pari le te shprehim ngushellimet me te ndjera familjes, miqve, te afermve te dy puntoreve viktima te pafajshme te ketij aksidenti tragjik por sipas mediave te paralajmeruar si dhe te urojme sherim te plote dhe te shpejte te plagosurve.

Sikunder denoj me ashpersine me te madhe korrupsionin ne kete afere kriminale te Lal Plehut, i cili tenderin per rikonstruksionin e pallatit te Braçes ia kishte dhene ne kundershim flagrant me ligjin por ne perputhje te plote me xhepin, nje firme nga Prrenjasi, e cila punonte ne te zeze dhe qe as puntoret e fasades se Braçes nuk i kishte te siguruar dhe te kualifikuar.

LEXO EDHE:  Mero Baze: Veliaj bën sikur nuk e di se kush i jep lejet në Tiranë

Perveç kesaj thuhet se vet Braçe kishte nderhyre qe skelat te mos i bllokonin trotuarin, gje e cila duket se ka sjelle vendosjen e skelave jo ne perputhje me rregullat teknike.”-shkruan Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë

LEXO EDHE:  Kukësi i tregoi vendin/ Ja si hakmerret Rama

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE