Bota
14-vjeçarja nga Britania është “përdhunuar nga një punonjës shqiptar”, teksa pushonte në Korfuz me familjen

Një vajzë 14 vjeçare nga Britania supozohet të jetë përdhunuar nga një punonjës shqiptar, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e saj në Korfuz.
32 vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi prindërit e të miturës kanë denoncuar rastin në polici, në Dassia, në lindje të ishullit grek, të mërkurën.
Mendohet se burri ka rrëfyer se ka tentuar të dhunojë seksualisht dhe është identifikuar menjëherë nga vajza, raporton The Sun.
Një burim është shprehur se: ” Ai është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer për përdhunimin. Kundër tij është hapur një çështje në polici.”
Vendasit janë shprehur se janë të shokuar nga ky incident dhe drejtoria e sigurisë në Korfuz po heton mbi ngjarjen.
Të tilla ngjarje ku një fëmijë përdhunohet nga një punonjës i hotelit janë të padëgjuara më parë në këtë zonë, raporton Keep Talking Greece.
Detajet për krimin e supozuar nuk janë shqyrtuar ende nga autoritetet në Greqi, por adoleshentja është mbështetur nga familjarë dhe zyrtarë të policisë.
Oficerët e policisë nuk e kanë zbuluar ende në cilin prej hotele po qëndronin 14 vjeçarja me prindërit e saj në ishull.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme konfirmoi se ata po ndihmojnë familjen britanike dhe janë në kontakt me policinë greke.
Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video/ Liderët botërorë tallen me Trump, presidenti “braktis” samitin dhe ofendon kryeministrin kanadez
Një video virale e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale tregonte momentin kur liderët botërorë talleshin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald...

Shkëputet nga Serbia/ Kosova, rrjet të përbashkët energjetik me Shqipërinë
Kosova do të bashkohet në rrjetin energjetik të Shqipërisë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, sipas një marrëveshje të nënshkruar të hënën, duke i...