Connect with Us

Zhduket prej 10 ditësh kosovari në Durrës/ Familjarët japin alarmin

Kosova & Rajoni

Zhduket prej 10 ditësh kosovari në Durrës/ Familjarët japin alarmin

Publikuar

-

Ka 10 ditë që familjarët e Florim Sadikut, i burgosur në Durrës, nuk asnjë informaciaon për fatin e tij.

Florim Sadiku, po vuan dënimin e një fletëarresti të lëshuar nga shteti rumun për kalim ilegal të kufirit.

Por, sipas familjarëve, Sadiku e kishte përfunduar dënimin më 7 gusht.

“Ne kemi shku në burg më 7 gusht për ta marrë Florimin, por jo ai nuk doli, një polic rojtarë na tha se Florimi nuk del dhe nuk kemi informacione më shumë”, ka treguar një nga anëtarët e familjes së Sadikut, të cilët prej vitesh jetojnë në Gjermani.

Ky familjar po ashtu ka treguar se për këtë rast e kanë njoftuar edhe ambasadën e Kosovës në Shqipëri dhe se deri tani nuk kanë marrë asnjë informacion.

“Na e kemi njoftu ambasadën e Kosovës në Shqipëri , ata na kanë thënë se do të merren me rastin. Ne kemi informata që sot nga ora 11:00, Florimi do të dalë para gjykatës dhe po presim që ai të dalë nga burgu pasi e ka vuajtur dënimin për të cilin edhe është mbajtur”, tha ky familjar.-shkruan informatat.com.

Ndërkohë edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncimi dy ditë më parë, ku sulmon policinë e Durrësit në lidhje me një rast të një shtetasi nga Kosova, i ndaluar dhe më pas i liruar me vendim gjykate.

Sipas denoncimit të një qytetari, policia pavarësisht vendimit të gjykatës e mban prej 8 ditësh në komisariat shqiptarin dhe nuk e lejon të ikë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

Publikuar

-

Nga

Greqia duket se nuk po gjen paqe. Sikurse raportojnë mediat vendase, në ishullin Zakynthos është kthyer makthi i tërmeteve.

Zakynthos, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Kujtojmë këtu se tre ditë më parë, ky ishull u godit nga një tjetër lëkundje më e lehtë, 3.9 ballë i shkallës Rihter, me një gjatësi fokale prej 46 km.

Institutt Gjeodinamik bën të ditur se lëkundjet sizmike të së enjtes ishin 11.4 km fokale dhe 37 km në jug-perëndim të Zakynthos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pas vizitës në Japoni/ Thaçi drejt SHBA për të takuar Trumpin

Publikuar

-

Nga

Një javë pas vizitës së tij zyrtare në Japoni, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Thaçi pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë, njëri prej tyre është dhe takimi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjithashtu, Thaçi do të ndjekë dhe punimet e seancës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Thaçi do të marrë pjesë dhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini, ku do të marrin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor./CNA.al

LEXO TE PLOTE