LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Valdrin Pjetri nuk dorëhiqet dot nga ceremonia e marrjes së detyrës

16 Gusht 2019, 13:19, Aktualitet CNA
Valdrin Pjetri nuk dorëhiqet dot nga ceremonia e marrjes së

Ditën e djeshme Valdrin Pjetri deklaroi që paska vendosur të tërhiqet nga ceremonia e marrjes së detyres si kryetar i bashkisë Shkodër. Por, Kodi zgjedhor është aplikuar 100% në procesin e zgjedhjes për zotin Pjetri.

Me poshtë është neni 10, i Kodit Zgjedhor për rastet kur për kandidatin verifikohen kushtet e pazgjedhshmërisë, perpara marrjes së mandatit.

Në rastet e parashikuara nga këto dispozita, KQZ ndërhyn vetëm pas konstatimit të ndalimit nga organi kompetent. PRA NGA PROKURORIA E REPUBLIKËS.

Me dëshirën e mirë, mazhoranca mund të interpretojë që vendimi i konstatimit të papajtueshmërisë sot, mund të merret nga Këshilli Bashkiak, pasi ai të konstituohet.
Por CNA.al edhe më parë e ka paralajmëruar që mazhoranca do të bëntë çdo gjë dhe duke u fshehur pas deklaratave qe shprehin zhgënjim ndaj Valdrin Pjetrit, ta shpetojë atë nga veprimi i ligjit të dekriminalizimit.

Ky nen nuk aplikohet dot, kur i akuzuari Valdrin Pjetri, ka zgjedhur të japë dorëheqjen.
Doreheqja e Valdrin Pjetrit në cilësinë e tij si kandidat, nuk parashikohet farë nga Kodi Zgjedhor.
Dhe Komisioni Qendror i zgjedhjeve në raste të tjera ka refuzuar tërheqjen nga gara apo procesi zgjedhor për individë dhe subjekte, kur afatet e Kodit Zgjedhor nuk e parashikonin kete, apo ato afate ishin tejkaluar nga veprimi në kohë i ligjit në lidhje me procesin zgjedhor.

Sot Valdrin Pjetri nëse e ka seriozisht, duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Këshillin Bashiak të Shkodrës, ose tek Kryeministri Rama, por jo tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Denari nuk ka takat të pranojë dorëheqjen e Valdrin Pjetrit. Sepse Denari as nuk e emëron, as nuk e shkarkon dot Valdrin Pjetrin.

Nga ana tjeter Neni 61 i ligjit për vetëqeverisjen vendore parashikon që:
1. Mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari:
a) nuk pranon të bëjë betimin;
b) jep dorëheqjen;

2. Kryetari i bashkisë në rastet e dorëheqjes e depoziton atë pranë këshillit bashkiak përkatës.
Sekretari i këshillit, për ndjekjen e procedurave të nevojshme, njofton prefektin për dorëheqjen e kryetarit.

3. Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit.

4. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, organizohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

5. Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.

Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Këtë thotë ligji që rregullon pushtetin vendor.
Dhe është e qartë që në asnjë rast, Valdrin Pjetri nuk i nis dot letër KQZ-së.
Kryeministri Rama me sa duket vetëm deklaron, por në fakt po refuzon të nxjerrë qoftë edhe një leter me firmën e tij për rastin “PJETRI”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga