Connect with Us

Tragjedia në derën e Inspektoriatit Shtëtëror të Punës/ Punonjësit të pasiguruar

Kronika

Tragjedia në derën e Inspektoriatit Shtëtëror të Punës/ Punonjësit të pasiguruar

Publikuar

-

Tragjedia qe ndodhi ditën e sotme në Tiranë ku dy punonjës humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e shembjes së skelës ku po punonin, duket  se ka qenë e paralajmëruar, por askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për ta parandaluar.

Ashtu sikurse u raportua dhe nga gazetarët në terren por edhe nga Konfederata e Sindikalistëve, punonjësit kanë qënë të pasiguruar fizikisht.

Megjithësë ngjarja e rëndë ka ndodhur, ngjitur Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ky institucion hesht paturpësisht, duke mos dalur në një reagim zyrtar.

“Politika po lufton egërsisht për ccështje të nxehta si karrikia e Valdrinit, Babalja apo Xhisiela, ndërsa për ccështje të “dorës dytë” si jeta e punëtorëve shqiptarë që është në mëshirë të fatit nuk reagon askush”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Konfederatës së Sindikalistëve.

Reagimi i plotë

2 punonjes ndertimi kane mbetur te vdekur mesditen e kesaj te premteje,pasi skela ku po rregullonin fasaden e nje pallati ne Tirane ka rene.

Viktimat jane Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj Konfederata e Sindikatave te Shqiperise shpreh ngushellimet per familjet e muratoreve.

3 punetore te tjere kane mbetur te plagosur rende dhe ndodhen nen kujdesin e mjekeve ne Spitalin e Traumes.

Konfederata e Sindikatave I uron sherim te shpejte dhe kerkon qe autoritet te zbardhin kete ngjarje.

Tragjedia e paralajmeruar ka ndodhur prane Inspektoriatit Shteteror te Punes,qe vijon te heshte paturpersisht pa nje reagim zyrtar per kete ngjarje te rende.

KSSH ka paralajmeruar se mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune do prodhoje tragjedi si kjo e sotmja,por alarmi ka rene ne vesh te shurdher.

LEXO EDHE:  Tragjedia në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja

Prokuroria dhe Policia duhet te finalizojne hetimet me prangosje pergjegjesish,kompania e skelave duhet te pezullohet urgjentisht.

Ne vendin e punimeve nuk ka tabele se kush eshte firma qe po kryen punimet,ndaj KSSH i kerkon autoriteteve te bejne publike emrin e kompanise dhe emrat e pronareve, te cilet duhet te pergjigjen para ligjit.

Arta Marku duhet te shkunde pluhurin e harreses se dosjeve te punetoreve te vdekur nga aksidentet ne pune.

Vakumi ne ligjin per sigurine ne pune po shpeton nga burgu pronaret qe kane marre jete punetoresh me papergjegjshmerine e tyre.

Nje lukuni tatimoresh po merren me shezlongjet ne bregdet,teksa informaliteti lulezon ne mes te Tiranes dhe prane shtepise zv kryeministrit Brace.

Institucionet nuk  kane kapacitete per te luftuar informalitetin dhe nuk kryejne trajnime,pasi cdo shkelje e kompanive  mbyllet me gjobe ose” harac”.

Politika po lufton egersisht per ceshtje te nxehta si karrikia e Valdrinit Babalja apo Xhisiela,ndersa per ceshtje te “dores dyte” si jeta e punetoreve shqiptare qe eshte ne meshire te fatit nuk reagon askush./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas motoçikletën/ Plagoset i moshuari

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësajtë diele në Belsh.

Një makinë ka përplasur motocikletën e për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.
I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohe që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestuan për ushtrimin e lojërave të fatit/ Gjykata cakton masën e sigurisë për disa të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për të arrestuarit e 20 shkurtit, në kuadër të operacionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Mësohet se Gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit dhe ka liruar disa prej tyre. Ndër ta, 84 janë administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizoheshin lojërat e fatit.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Fier.

Në total u arrestuan 115 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 24 dhe 2 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

LEXO EDHE:  Video nga tragjedia në plazhin e Zvërnecit/Dëshmitarët: Djali hyri të shpëtonte vajzat

LEXO EDHE:  Tragjedia në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja

Disa nga masat e marra nga Gjykata:

-Ali Çaushi, arrest me burg.

-Ilirjan Balla arrest me burg.

-Redinel Hamolli arrest shtëpie.

-Erjon Kreka arrest me burg.

-Igli Spaholli arrest me burg.

-Klajdi Kuqo arrest me burg.

-Adi Murra arrëst shtëpie.

-Elvis Brahimi arrest me burg.

-Melaim Hyka arrest me burg.

-Endri Osmanaj arrest shtëpie.

-Taulant Reci arrest me burg.

-Haxhi arrest me burg.

-Erjon Muja arrest me burg.

-Klajdi Toska arrest shtëpie.

-Romir hamitaj arrest me burg.

-Ledion Malicka detyrim paraqitje.

-Klevis Dedja detyrim paraqitje.

-Isuf Tato detyrim paraqitje.

-Arjan Kasellari detyrim paraqitje.

-Drini Gora detyrim paraqitje.

-Denis Hysko detyrim paraqitje.

-Edrian Myftari detyrim paraqitje./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fyen dhe kundërshtuan policinë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të “fortët” në Bllok

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë vënë në prangat e bluve të kryqytetit, pasi kundërshtuan kontrollin e mjetit nga patrulla e policisë.

Sipas njoftimit, mësohet se në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet K.Rr., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç.

 Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

LEXO EDHE:  Video nga tragjedia në plazhin e Zvërnecit/Dëshmitarët: Djali hyri të shpëtonte vajzat

LEXO EDHE:  Ndërrojnë jetë nëna dhe 2 fëmijët/ Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia, dyshimet e mjekut

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE