LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Kur jemi të lumtur, duam të rrimë më shumë me njerëz të panjohur, se sa me miqtë tanë

16 Gusht 2019, 07:20, Blog CNA
Studimi/ Kur jemi të lumtur, duam të rrimë më shumë me

Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë më të dashur, por të panjohurit.

Po, preferojmë familjen dhe miqtë, kur gjendja shpirtërore është më e rënë nga mesatarja.

Ndërsa emocioni i përkohshëm i gëzimit, mund të na shtyjë në krahët e atyre që janë më pak

të njohur për ne. Këte e thotë një grup studiuesish, gjetjet e të cilëve u botuan në revistën ?Psychological Science?. Ata sugjerojnë që kur jemi në orë të mira, njerëzit me të cilat duam të rrimë më shumë, nuk janë aspak miqtë tanë.

Autorët e studimit, shqyrtuan gjendjen shpirtërore dhe ndërveprimet sociale të mbi 30.000 njerëzve (shumica prej tyre francezë), përgjatë një muaji. Të dhënat u mblodhën përmes aplikacionit ?58 Seconds?, që u dërgonte mesazhe pjesëmarrësve në studim në periudha të ndryshme të ditës, duke i kërkuar të përshkruanin se si po ndjeheshin në ato momente, çfarë po bënin dhe me kë ishin.

Këto të dhëna, i lejuan studiuesit të ekzaminojnë sesi lidhej lumturia e pjesëmarrësve në studim, me njerëzit me të cilët do të kalonin kohën nga ai moment e tutje. Dhe se si këto ndërveprime sociale, do t?i bënin të ndiheshin më vonë. Rezultatet sugjerojnë, që bazuar tek ndjenjat që ndiejmë në një moment të caktuar, ne e kthejmë vëmendjen tonë tek një lloj personi specifik. Dhe nga ana tjetër këta njerëz, kanë një efekt mbi gjendjen tonë shpirtërore:ose e ngrenë ose e ulin më tej atë, gjë që na nxit të kërkojmë njerëz të tjerë, që të ndajmë së bashku një gjendje të re shpirtërore.

Nga të dhënat, rezulton se pjesëmarrësit më të lumtur në studim, kishin kaluar në përgjithësi më shumë kohë me të tjerët, sesa më të afërmit e tyre. Dhe kur ishin të lumtur, kishin më shumë të ngjarë të dilnin jashtë dhe të kalonin kohën me të panjohurit ose pak të njohurit, dhe në këtë mënyrë ata e zvogëlonin lumturinë e tyre.

Ndërkohë, nëse pjesëmarrësit ndihen të trishtuar, ata kishin më shumë të ngjarë të bashkëvepronin më vonë me miqtë dhe familjen. Dhe kjo i bënte më të lumtur. Sipas studimit, nëse dikush ndihet i trishtuar mesditës e të shtunës, ai ka dy herë më shumë mundësi të takojë ndonjë mik atë pasdite, sesa një person që në të njëjtën kohë ndihet veçanërisht i lumtur. Përkundrazi do të ndihej veçanërisht i lumtur, shanset e tij për të bashkëvepruar me një të panjohur do të rriteshin me 20 për qind. Sigurisht, këto rezultate nuk përputhen domosdoshmërisht me përvojën e gjithsecilit prej nesh.

Studimi tregon vetëm lidhjet, dhe jo shkakun e tyre. Dhe autorët e studimit, e kuptojnë se gjithçka mund të shpjegohet me faktin, se kur e dimë se duhet të bashkëveprojmë me të huajt, ne të përpiqemi me vetëdije të vetë-motivohemi, dhe të shfaqemi në dukje se jemi në humor të mirë.

Por nëse ky model konfirmohet nga studimet edhe në të ardhmen, ai mund të na tregojë diçka të rëndësishme, mbi mënyrën se si gjendja jonë shpirtërore ndikon në marrëdhëniet tona.

Në thelb, gëzimi dhe trishtimi nxisin socializimin tonë me të tjerët, por me sa duket me synime të ndryshme. Ekzistojnë disa teori shkencore, mbi atë se si gjendja jonë shpirtërore ndikon tek ajo që bëjmë.

Për shembull, ekziston hipoteza e oportunizmit hedonistik, e cila sugjeron që ne gjithmonë përpiqemi të ndihemi më mirë, pavarësisht nga gjendja shpirtërore në të cilën gjendemi. Pra kur ndihemi keq, synimi është thjesht të ndihemi sërish mirë. Por kur ndihemi të lumtur, ka më shumë të ngjarë të sakrifikojmë një pjesë të rehatisë që na ofron një marrëdhënie e vjetër, për të arritur qëllime afatgjata si bërja e miqve të rinj.

Ne mund ta përdorim lumturinë tonë, për të na dhënë energjinë e duhur për të njohur njerëz të rinj. Dhe nga ana tjetër këta të huaj, mund të bëhen të njëjtët miq, tek të cilët ne do të mbështetemi, kur të ndihemi sërish keq. Rezultate të tilla, dëshmojnë se lidhjet midis lumturisë dhe sjelljes sociale, janë shumë më komplekse, sesa supozohet shpesh në literaturën e emocioneve pozitive.

Dhe mbi të gjitha, siç e shpjegon Maksim Take, një nga autorët e studimit dhe studiues në Universitetin e Oksfordit dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit ?e gjitha kjo sugjeron se lumturia është më shumë një burim energjie, sesa një synim përfundimtar i jetës sonë?./ ?Focus.it?-CNA.al

Lajmet e fundit nga