Connect with Us

“Presion ndërkombëtar”/ Bardhi flet për tërheqjen e Valdrin Pjetrit

Politikë

“Presion ndërkombëtar”/ Bardhi flet për tërheqjen e Valdrin Pjetrit

Publikuar

-

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e mandatit të kryebashkiakut të ri të Shkodrës.

Sipas Bardhit, dorëheqja e Pjetrit është meritë e Ligjit për Dekriminalizimin që hartoi PD, ligj i cili më parë nxori nga Parlamenti Arben Ndokën, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Armando Prengën e shumë të tjerë.

Ndwrsa thekson se rasti i Shkodrws i dha te drejtw opozitws, që pa largimin e Ramws nuk ka mirëqenie.

Reagimi i plotë:

Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfrimoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama udhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej.

Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

Çdo shqiptar e di se, njësoj si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga e shumë të tjerë, edhe përfaqësuesi i Edi Ramës në Shkodër, përdori paratë e trafikut të drogës për të hyrë në politikë nëpërmjet Edi Ramës.

Largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën.

Largimi i tij vjen me të njëjtën formë mashtrimi si ajo e kriminelëve të tjerë që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, Elvis Roshi, Arben Ndoka, etj. Largimi i tyre është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qendresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

Por, fatkeqësisht, fenomeni i kriminalizimit të shtetit vazhdon të qëndrojë, sa kohë arkitekti i lidhjes krim-politikë është Kryeministër. Asgjë nuk do të ndryshojë, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë, deri kur koka e krimit në politikë dhe ekonomi të jetë prerë, duke larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes së vendit.

Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave.

Pa shkëputjen totale të lidhjes së politikës me krimin dhe pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për shqiptarët nuk do të ketë mirëqenie, ndërsa vendi do të mbetet i izoluar, jashtë Bashkimit Europian.

Beteja jonë vazhdon derisa ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa të jetë realitet për çdo shqiptar./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngërçi në drejtësi/ Reagon Meta: Të mos cënohen interesat e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një raport të INFOÇIP, në lidhje me mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, ku ndër të tjera thuhet se “Për shkak të bllokimit të punës dhe dosjeve të mbartura, në Gjykatën e Lartë presin gjykim rreth 30 mijë dosje. Shifra e madhe e dosjeve të mbartura pritet të bllokojë këtë gjykatë edhe për shumë vite të tjera, pa llogaritur dosjet e reja që mund të shkojnë në këtë institucion.”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se bllokimi i Gjykatës së Lartë po cënon të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm.

Më tej, Meta thekson se sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

“Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.”-shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!

Stoku i dosjeve dhe Vettingu bllokojnë Gjykatën e Lartë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikohen shifrat e frikshme/ Si po rrënohen financat e vendit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të ministrës së Financave, Anila  Denaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Denaj është e vetmja e vetmja ministre financash në botë që në dhunim të të gjitha ligjeve merr përsiper të bëhet inspektore tatimore, dhe që sipas tij po con financat e vendit drejt falimentit.

Sipas Berishës, TVSH, kollona kryesore e te ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes eshte ne renie te frikshme.

“Te ardhurat nga TVSH Janar-Gusht jane 27 milione euro apo 3% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2018, deshmi kjo e renies se ndjeshme te rritjes ekonomike dhe fallsitetit te shifrave zyrtare te kesaj rritje.”-shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Ndrikull inspektore Falimenti po çon me sukses ekonomine drejt falimentit!

Miq, shifrat zyrtare te ndrikull Inspektore Falimenti (e vetmja ministre finanacash ne bote qe ne dhunim te te gjitha ligjeve merr persiper te behet inspektore tatimore) po çon drejt falimentimit financat e vendit!

Keshtu: TVSH, kollona kryesore e te ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes eshte ne renie te frikshme.
Te ardhurat nga TVSH Janar-Gusht jane 27 milione euro apo 3% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2018, deshmi kjo e renies se ndjeshme te rritjes ekonomike dhe fallsitetit te shifrave zyrtare te kesaj rritje.

Krahasuar me planin e ketij viti te ardhurat nga TVSH jane 82 milione euro apo 8,4 % me te ulta se plani. Kurse po ti referohemi TVSH te brendshme kjo ulje arrine ne 21,6% krahasuar me planin por edhe 18% me e ulet se sa e vitit te kaluar.

Keto te dhena tregojne se po ecet drejt falimentimit te ekonomise se narkoshtetit. sb/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Katër të vrarë në Bulevard/ Tahiri akuza të forta Bashës ?

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, ka folur sot me tone të forta në lidhje me akuzat në drejtim të tij dhe vendimin e Gjykatës, dy ditë më parë e cila rrëzoi tre akuzat kryesore, por e shpalli fajtor për shpërdorim të detyrës.

Saimir Tahiri e cilësoi këtë si jo drejtësi e plotë dhe paralajmëroi se betejës së tij për të vërtetën do i shkojë deri në fund.

Por, Saimir Tahiri ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa riktheu në vëmendje 21 janarin e vitit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, katër persona u vranë në Bulevard, kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha.

“Minstri i Brendshëm dhe nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë në bulevard? As Kryeministri? Ministër i Mbrojtjes nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur la të vdekur 28 burra, gra e fëmije në Gërdec?

Askush, ministër a kryeministër që në këto 30 vjet ka vjedhur paratë e shqiptarëve sa është shqepur, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre?”-tha ndër të tjera Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE