LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profecia e çunit të Fahri Balliut/ Rama i ka ditët e numëruara

16 Gusht 2019, 16:37, Politikë CNA
Profecia e çunit të Fahri Balliut/ Rama i ka ditët e

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, çuni i Fahri Balliut, ish gazetarit militant të gazetës “Zeri i Popullit” organ i partisë së Enver Hoxhës, sot këshilltar eminent i Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, i ftuar në Ora News, tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij i kanë ditët e numëruara. Një profeci kjo të cilën e përsërit nga njera studi në tjetrën dhe sa herë ligjëron para protestuesve të Unazës së Re.

Sipas Balliut Junior, pa largimin e Ramës dhe çuarjen e tij në dyert e drejtësisë, ku ai duhet të ballafaqohet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në mënyrë që të shkatërrohet krimi, duhet të shkatërrosh kokën e krimit që është Edi Rama. Pa largimin e Ramës dhe çuarjen e tij në dyert e drejtësisë ku ai duhet të ballafaqohet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sesi do ta heqë opozita,  të njëjtën pyetje bënin më parë kolegët tuaj për Saimir Tahirin, për Fatmir Xhafën, për Valdrin Pjetrin, për Elvis Roshin, për Mark Frrokun. Përgjigjja është e njëjtë, një e nga një.

Siç i kemi hequr ashtu do të heqim edhe Edi Ramën. Të jeni të bindur që ajo kohë është më e afërt se kurrë. Rama dhe qeveria e tij i kanë ditët e numëruar”, është shprehur Balliu ndër të tjera./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga