LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja e rëndë në Tiranë/ Reagon Konfederata e Sindikatave

16 Gusht 2019, 14:12, Kronika CNA
Ngjarja e rëndë në Tiranë/ Reagon Konfederata e Sindikatave

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë,  ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku disa punëtorë u rrëzuan nga skela e pallatit ku po punonin duke marrë plagë të rëndë.

Ndërsa 5 prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë, një u gjet i pajetë pak minuta më parë nën rrënoja, ndërsa vijon puna për gjetjen e personit tjetër.

Në njoftimin e darë për mediat, KSSH bën me dije se shkak i aksidenti ka qenë mungesa teknike në punë.

Postimi i plotë

Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune per pak shakton tragjedine e radhes

Kater punonjes ndertimi qe po punonin per rikonstruksionin e nje fasade ne nje pallat ne rrugen Faik Konica jane rrezuar nga skela.

Ata jane derguar me urgjence ne spital dhe gjendja e tyre paraqitet e rende.

Shkak I aksidentit eshte mungesa e sigurise teknike ne pune.

Ky aksident ne pune ka ndodhur vetem pak metra larg Inspektoriatit Punes qe ende eshte me pushime.

Konfederata e Sindikatave kerkon zbardhjen e ngjarjes dhe ndeshkimin e fajtoreve dhe sherim te shpejte te lenduareve.onfederation of Trade Unions of Albania ? KSSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga