LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngarja e rëndë në Tiranë/ Prokuroria urdhëron arrestimin e zyrtarëve të firmës

16 Gusht 2019, 15:30, Kronika CNA
Ngarja e rëndë në Tiranë/ Prokuroria urdhëron

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të firmës private ku ndodhi ngjarja fatale, ku dy punonjës humbën jetën pas një aksidenti në punë dhe tre të tjerë mbetën të lënduar rëndë.

Punëtorët ishin duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13 katësh, në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet për ta montuar atë në një pjesë anë tjetër të ndërtesës.

Dy punëtorë u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës.

Nuk dihet ende nëse punëtorët kanë rënë nga lartësia apo nëse ata i ka zënë skela teksa kanë qenë në katin e parë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga