Connect with Us

“Nëse kishte mbetur ende ndonjë gazetar…”/ Artan Hoxha, fjalë të ndjera për Fatos Baxhakun

Sociale

“Nëse kishte mbetur ende ndonjë gazetar…”/ Artan Hoxha, fjalë të ndjera për Fatos Baxhakun

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha, i ka kushtuar disa rreshta të ndjera, profesorit të gazetarisë, një nga pionerët e shtypit të pavarur, Fatos Baxhaku i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

“Kurrë nuk rende mbas famës dhe zhurmës në ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkëlqeve me modestinë dhe thjeshtësinë, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur për gazetari të kulluar.”, shkruan Hoxha, teksa shpreh ngushëllimet për këtë humbjë të rëndë.
Postimi i plotë

Lamtumire profesore…
Profesor, sepse qe diten e pare qe e kam njohur, ketu e 23 vite me pare, nuk kam guxuar ti drejtohem kurre ne emer. Pa asnje diskutim ai ishte, dhe do mbetet nje nder te paktet dhe te rrallet profesore te vertete te gazetarise shqiptare. Gazetarise bio, asaj te vertetes.
Nuk e bere si burrat profesor. Na le kaq shpejt vetem 55 vjec.
Ike kur jo vetem studentet e gazetarise, ata qe aspirojne te behen gazetare te vertete, por edhe ata qe kane vite e dekada ne kete profesion kishin nevoje per penen dhe mendjen tende.
Per nje keshille prej profesori te vertete, te pakompromis, per nje sugjerim prej profesionisti ekselent, per nje kritike nga ato taze qe ne qetesine e artikuluar prej teje, te digjnin me shume se cdo gje tjeter.
Lotet me kane erresuar shikimin ndersa shkruaj, por ma kane kthjelluar mendimin per humbjen qe na ke shkaktuar.
Me duket e pabesueshme kur mendoj se nuk do te takohemi me te ajo tavolina jote e perhershme, te lokali Friend’s Book House. Nuk do ta kthejme ndonje gote nga ajo e forta e Skraparit, ndersa nis e tregon shtruar si nje krua ne male.
Nese kishte mbetur ende ne kete vend, ndonje GAZETAR nga ata prej te cileve mund te mesoje sa here qe e takoje apo e lexoje, ishe pikerisht ti.
Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar.
Sa here qe nje student apo aspirant per gazetari me pyet, se cilin emer do ti sugjeroja si model ne kete vend, ishte pikerisht emri yt.
Fatos Baxhaku prej kohesh ishte dhe do te mbetet nje gur i rende ne gazetarine shqiptare.
Nuk e di pse zoti gjithnje i merr me shpejt prane tij me te miret e kesaj bote. Por ky eshte rasti flagrant qe e provon kete padrejtesi hyjnore…
Te qofte i lehte dheu i kesaj toke, qe e deshe dhe e pershkrove me mire se askush tjeter ne reportazhet e tua/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A na mbron maska nga koronavirusi?/ Këshilla se çfarë duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit është rritur frika për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, pasi deri tani në shtetin fqinj, Itali janë shënuar tre viktimat e para nga ky virus.

Njerëzit nëpër qytete, aeroporte kanë nisur të vendosin maska mbrojtëse, për të shmangur mikrobin e virusit të kalojë nga një njeri tek tjetri.

Por a na mbron maska nga koronavirusi?

Sipas Centre for Disease Control (CDC), maska të këtij lloji janë dizenjuar për të ndaluar përhapjen e stërkalave të virusit që mund të gjenerohen kur një njeri i infektuar flet, kollitet apo teshtin.
Këto stërkala, mund të transferojnë virusin tek personi i shëndetshëm nëse ai nuk ka një maskë të vendosur në fytyrë.

Në 2018-ën, ekspertë të Shëndetit Publik në Angli studiuan dhe arritën në përfundimin se efektiviteti i maskave është i kufizuar.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon “kurthin” Rama-Basha/Për çfarë po merren vesh!

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon mënyrën /Ja se si po përfshihet bota e krimit në parlamentin e ardhshëm

Sipas CBS NeËs, industria e maskave mbrojtëse është në kulmin e saj, pasi njerëzit po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve, por a na mbron nga Koronavirusi?
“Nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se mbajtja e një maske nga publiku i gjerë, sjell përfitime. Public Health Wales nuk do t’i inkurajonte njerëzit të blinin dhe të vendosnin një maske, përjashto rastin kur një mjek ua ka kërkuar diçka të tillë.”- është shprehur për BBC një prej përfaqësuesve të Shëndetit Publik në Uells të Britanisë së Madhe.

Por çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Lani duart rregullisht me sapun, evitoni sa të mundni prekjen e syve, hundës apo gojës.
Në këtë mënyrë do të parandaloni mikrobet që merrni nga sipërfaqja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se të gjitha informacionet për koronavirusin në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente dhe bën thirrje të mos besojnë mesazhet zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon mënyrën /Ja se si po përfshihet bota e krimit në parlamentin e ardhshëm

LEXO EDHE:  Artan Hoxha e thotë copë/ Ngjarja e Xhisielës, kauzë për përfitime politike

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Artan Hoxha/Kujdes, “Topi” i Balilajve goditi vetëm “mullarët e barit”, por …!

LEXO EDHE:  Artan Hoxha bën deklaratën shokuese/ Policët e panë grabitjen

 

LEXO TE PLOTE