Connect with Us

Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur Fatos Baxhaku

Kronika

Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur Fatos Baxhaku

Publikuar

-

Është shuar në moshën 55-vjeçare analisti dhe gazetari i mirënjohur Fatos Baxhaku.

Baxhaku ishte një nga kontribuesit e shtypit të pavarur, që nga fillimi i viteve 90, autori i një serë reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë çka i mori dhe sot jetën.

Jetëshkrimi i gazetarit, Fatos Baxhaku:

Baxhaku ka lindur në Tiranë me 9 janar në 1964. Arësimin fillor dhe atë 8 vjeçar e kreu në shkollat “Emin Duraku” dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollën e mesem e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori-Filologjise, ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi ne Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave.

Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazeta Shqiptare”.

Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”.

Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revisës se përjavshme “XXI”.

Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne televizionin “Vizion Plus”.

Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të perditshem “Shqip”.

Fatos Baxhaku ishte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpa e Vjetër” (Digitalb).si edhe i shumë dokumentareve televizive.

Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarise në Universitetet e Elbasanit dhe Tiranës./CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Geri

    16 Gusht, 2019 at 5:40 pm

    po humbim njerezit me te cmuar te shoqerise ,dje Gjergj Xhuvani sot ftos baxhaku,me pare Ardian Klosi ,disa largohen nga kjo jete disa ikin nga ky vend per nje jete tjeter (me te mire) .
    Politika shqiptare ka kontributin me te madh ne pjesen me te madhe te ketyre fatkeqesive ,njeri vdes nga ceshtje shendetesore por duhet pare sesa ndikojne faktore si stresi apo pasiguria te cilat i prodhon kjo politike e ketyre 29 viteve tranzicion .
    Sa i trishte behet ky vend dita dites ,na mbyten Tom doshat ,frroket ,lulzimat edvinat ,berishet e sa e sa te tjere ………shpresa po vdes

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto/ Çfarë po ndodh tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar më shumë se pesë orë, ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka ende një vendim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Siç shihet edhe nga këto foto, holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë, por edhe mbështetës të ish ministrit që vijojnë të jenë në pritje të vendimit.

Trupi gjykues, Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit që prej orës 12:30 ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces.

Ndaj Tahiri, rëndojnë akuzat për 3 vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Gjykata e Apelit bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit Shkodër ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, ka vendosur sot pranimin e ankimit të Ilir Bajrit duke prishur vendimin e shkallës së parë dhe vendosur kthimin për rigjykim të cështjes me trup tjetër gjykues.

Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe ceshtja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.

Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, pritet që çështja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.

Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE