LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta ju sulet ndërkombëtarëve/ Po helmojnë Shqipërinë, asnjë kontribut

16 Gusht 2019, 20:13, Politikë CNA
Meta ju sulet ndërkombëtarëve/ Po helmojnë

Presidenti Ilir Meta ka folur për krizën politike në vend, dhe rolin e ndërkombëtarëve.

Sipas kreut të shtetit ndërkombëtarët janë sjellë në mënyrë të njëanshme dhe helmuese me Shqipërinë duke mos dhënë asnjë kontribut për përmbushjen e detyrimeve.

Ndërkohë që nuk i ka kursyer superlativat për insitucionin që drejton teksa u shpreh se ka qenë i vetmi që ka punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e krizës.

?I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione?, është shprehur presidenti Meta.

?Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE?, deklaroi presidenti Ilir Meta për A2./CNA.al

Lajmet e fundit nga