Connect with Us

Memoriali për Ardit Gjoklajn/ Avokati i njohur bën lëvizjen e radhës

Politikë

Memoriali për Ardit Gjoklajn/ Avokati i njohur bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj dhe njeriu i memeve, Genc Sejko duket se nuk do të heqin dorë nga nisma për të ndërtuar një memorial për Ardit Gjoklajn, 17-vjeçari i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës dhe për të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj hesht.

Në një postim në rrjetet sociale, Gent Sejko, bën të ditur se Altin Goxhaj bashkë me studion e tij ligjore ka filluar procedurat për marrjen e lejes per ngritjen e nje memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.

“Siç ju informuam para disa diteve Avokati Altin Goxhaj bashke me studion e tij ligjore ka filluar procedurat per marrjen e lejes per ngritjen e nje memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.

17 vjeçarit qe u vra duke punuar i pasiguruar ne nje nga qendrat e reciklimit te promovuara nga Kryetari Bashkise Tirane, z Erion Veliaj. Ne ditet ne vijim do t’ju informojme per çdo hap qe do te ndermarim si edhe per çdo info qe na vjen ne menyre zyrtare.
P.S. Teksti i plote derguar Bashkise Tirane gjindet ne komentin e pare.”-shkruan Sejko në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Goxhaj jep alarmin/ Jemi përballë një komploti të madh, qendra është Tirana

LEXO EDHE:  “Gjueti shtrigash për të zhdukur kundërshtarët ”/ Avokati i njohur nxjerr zbuluar Ramën dhe Bashën

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  “Gjueti shtrigash për të zhdukur kundërshtarët ”/ Avokati i njohur nxjerr zbuluar Ramën dhe Bashën

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj "kryqëzon" Bashën/ Dy pyetje për demokratët

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE