Connect with Us

“Kur mbështesja Ramën dhe Soros”/ Altin Goxhaj sjell videon e 20 viteve më parë

Politikë

“Kur mbështesja Ramën dhe Soros”/ Altin Goxhaj sjell videon e 20 viteve më parë

Publikuar

-

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i është përgjigjur kritikëve që e kanë cilësuar si një ish-mbështetës të kryeministrit Edi Rama dhe se ka qënë pjesë e strukturave të PS-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ka publikuar një video të 20 viteve më parë, ku Edi Rama e preznatonte në Këshillin Bashkiak të Tiranës, jo si socialist, por si i pavarur, pa parti, si përfaqësues i organizatave jo-qeveritare!

“Ishte koha kur unë mbështesja Ramën dhe kisha mbështetje edhe nga Fondacioni Soros:D
Në fakt kjo video është edhe replikë miqësore me Rudi Erebara të cilit i kishin thënë disa orë më parë se paskam qenë socialist madje edhe në strukturat drejtuese të PS. Sepse sipas mbrojtësve të Teatrit, nuk ka rëndësi nëse jo pro apo kundër Teatrit, rëndësi ka të mos shash Lulin.
Kjo video e konfirmon nëse kam qenë apo jo socialist”-shkruan ndër të tjera Altin Goxhaj.

Postimi i plotë:

VIDEO EKSKLUZIVE: 20 VJET MË PARË!
Kur Edi Rama më prezantonte në Këshillin Bashkiak Tiranë jo si socialist, por si i pavarur, pa parti, si përfaqësues i organizatave jo-qeveritare!

Në fakt tani m’a sollën këtë video të para 20 viteve që kisha kohë që e kërkoja  😀 Ishte koha kur unë mbështesja Ramën dhe kisha mbështetje edhe nga Fondacioni Soros  😀
Në fakt kjo video është edhe replikë miqësore me Rudi Erebara të cilit i kishin thënë disa orë më parë se paskam qenë socialist madje edhe në strukturat drejtuese të PS  😀 (Sepse sipas mbrojtësve të Teatrit, nuk ka rëndësi nëse jo pro apo kundër Teatrit, rëndësi ka të mos shash Lulin  😀 )
Kjo video e konfirmon nëse kam qenë apo jo socialist  😀 Vetë Edi Rama më prezanton si i pavarur, pa parti dhe si përfaqësues i organizatave joqeveritare rinore në Këshillin Bashkiak  😀

Dua të theksoj veç 2 gjëra:

E PARA:
Që unë kam qenë në Këshillin Bashkiak dhe i kam bërë 2 fushata Ramës në 2000 dhe 2003, dhe madje kam qenë në një bord të Soros, këto të gjithë i dinë të gjithë ekskluzivisht prej meje sepse unë i kam postu me tekste dhe foto gjthm publikisht në 20 vjet sepse jo vetëm që nuk kam frikë dhe as fshihem nga e shkuara ime por përkundrazi besoj se ajo ka përcaktuar atë që jam sot dhe kjo është një ndër pikat më të forta në luftën time kundër Soros dhe produkteve të saj: Rilindja e Soros dhe Kolona e Pestë e Soros në PD  😀
Kur vendosa të largohem si nga Soros dhe nga Rama këtë nuk e bëra as se mu prish qejfi dhe as se kisha ndonjë gjë personale! Përkundrazi kam pas oferta dhe kërkesa për marëveshje gjthm e gjthm!
Por unë ky që jam sot kam qenë dhe atëhere: nëse nuk jam dakort me atë që shoh reagoj njësoj, si atëhere dhe tani! Siç reagova në 2003 dhe 2004 si me Soros dhe me Ramën për rolin e tyre për shoqërinë civile (aq konstatova në atë kohë dhe për aq reagova)! Siç dhe kam reaguar në 2014 dhe 2017 me Lulzim Bashën për pazaret e tij me Soros në dëm të Shqipërisë! Në këtë linjë askush nuk mund të vejë në dyshim konseguencën time që gjthm ka qenë publike dhe e hapur! Krejt ndryshe nga realiteti politik i pazareve dhe marëveshjeve oportuniste të përhershme dhe gjithmonshme në klikën politike të Tiranës! Investimi më i madh i jetës sime është pasuria e pavarësisë dhe lirisë! Pasuri të paçmueshme që kushtojnë shtrenjtë por t’a zbardhin faqen gjthm (nuk jam bërë pis kurrë me kërkënd, as para, as favore dhe asnjë paligjshmëri ndaj dhe s’më akuzojnë dot apo të më mbajnë peng me asgjë).

E DYTA:
Sa mirë do ishte sikur edhe Lul Basha me Kolonën e Pestë të Soros në PD, të mos heshtnin kur i pyesin për lidhjet e tyre me Soros dhe desantimin e tyre në PD në 2005 nëpërmjet KOP dhe PDR sipas Marëveshjes së Berishës me Sorosin në atë kohë! Por për këtë nuk duhet të heshtë as Berisha! Sps kusuret e asaj marëveshje po i paguan jo vetëm PD e mbetur pa tretur por gjithë Shqipëria!!! Kujtoj se e Shkuara nuk blehet dot kurrë dhe sa herë i fshihen aq herë e shtojnë zullumin derisa nuk të beson më kurrkush!

Teksti i plotë:
Edi Rama:
Dhe këtu tani, një tjetër ekstrem, të listës sonë demokratike dhe pluraliste për të qeverisur më mirë Tiranën sepse ne jemi këtu të gjithë të ndryshëm dhe të gjithë të barabartë, dhe ky është një sociolog i ri, Kryetar i Këshillit Rinor Shqiptar, një organizatë ombrellë e shumë organizatave rinore joqeveritare, pa parti,
Altin Goxhaj!

Altin Goxhaj:
Unë nuk jam as socialist as demokrat por e dua Tiranën si shumë nga ju por unë këtu jam me Edi Ramën sepse Edi ka një zakon të vjetër ka nja 10 vjet që e ka, është i pari gjthmonë kur vjen fjala për rininë. Dhe unë besoj që alternativa me e mirë është ajo që respekton rininë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

 “Çfarë reforme! E denjë fiks për Boschard gishtin”/ Ironizon ish-ministri i Ramës  

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatat për Reformën Zgjedhore, ku një ndër pikat për të cilat pati debate një ditë më parë ishte financimi i fushatave zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon politikën, ndërsa nuk lë pa shigjetuar edhe ambasadorin Borchardt, i cili u shpall “non grata” nga presidenti Meta, pasi i nxori gishtin e mesit protestuesve të Unazës së re.

“Shihni me vemendje se për çfarë reforme zgjedhore po zihen.

Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati. Me t’thënë mendja se vërtetë nuk e dinë se ku të gjejnë para…

Kanë harxhuar gjithë ditën e lume sot vetëm për këtë punë.

Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin.”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Shihni me vemendje se për çfarë reforme zgjedhore po zihen.

Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati. Me t’thënë mendja se vërtetë nuk e dinë se ku të gjejnë para… hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

LEXO EDHE:  3 kushtet e Metës për Ramën

Kanë harxhuar gjithë ditën e lume sot vetëm për këtë punë.

Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin. 🖕

Ndërkohë ende asnjë fjalë të vetme, si do të garantohet që shqiptarët të zgjedhin? Si do ta bëjnë që vota e tyre të ketë njësoj vlerë, kudo ajo hidhet? Si do ushtrohet demokracia direkte, kur politika dështon? Si të ndalet monizmi dhe të ndërtohet një pushtet politik që qeveris dhe jo sundon? Si të mandatohet një qeveri negociatore me shoqërinë dhe një opozite kërcënuese ndaj qeverisë?

Asnjë fjalë të vetme.

Vetem për pare, të drejta partish, komisionesh, ankimesh, gjobash e procedurash. A thua se ky është qëllimi i zgjedhjeve të caktojmë kush ka të drejtë të fitojë para e kush të emërojë komisionerë.

Kulmi!

Ka të drejtë Boschart: / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mazhoranca e përgatitur për eleminimin e Metës”/ Nishani sqaron çështjen e afateve: Qesharake…

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar vendimin e presidentit Meta për përzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit përballë Arta Vorpsit. Ndërsa shprehet se listat nuk janë krijuar nga Meta, por KED, për Nishanin përzgjedhja e presidentit nuk ka të bëjë me kundërshimin e një kandidati, por përzgjedhjen e dikujt nga lista që në analizën e kreut të shtetit konsiderohet i vlefshëm për atë pozicion.

“Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë pozicion kundër zonjës Vorpsi. Ky institucion ka një pozicion që zgjedh ose jo, me bindjen e tij mbi analizën profesionale, integritetin etj, një produkt i cili nuk është vetëprodhim i Presidentit, por janë emra të paraqitur nga KED.

Pra është ky institucion që i jep listën me emra Presidentit, duke i thënë zgjidh. Dhe presidenti ka të drejtën që të zgjedh atë e cila në analizën e tij si kreu i shtetit, në subkoshiencën e tij mendon se vlen për Kushtetuesen. Sjellja e tij nuk ka qenë kundër Arta Vorpsit, por pro Marsida Xhaferllarit”, ka thënë Nishani.

Nishani, po ashtu, ka mbajtur një qëndrim edhe përsa i përket prekluzionit apo çështjes së afateve kushtetuese. Për ish presidentin, “gjykimi i jo 30, por 31 ditëve është qesharake të diskutohet në logjikën e një ligjëvënësi, kur këta kanë shkelur çdo afat të mundshëm në krijimin e disa institucioneve në vend, si KLGJ, KLP apo përgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.”

“Mazhoranca politikisht është parapregatitur për ta eleminuar Presidentin e Republikës nga e drejta, nga diskrecioni, nga tagri i tij Kushtetues. Duhet të kemi parasysh se nuk është kjo logjika e ligjvënësit se në qoftë se 30 ditë kaluan 31 ditë unë…

LEXO EDHE:  Tre kryeministra të Ballkanit mungojnë në takimin në Durrës/ Rama zbulon arsyen

Së pari, nuk është kjo logjikë sepse nuk e ka çuar në Kushtetutë detyrimin 30 ditor, sikurse ia ka çuar Parlamentit. Së dyti, mungesa e vullnetit politik dhe institucional të Presidentit të Republikës do ta detyronte pastaj të shpallej fituese Arta Vorpsin. Kur ka një mungesë të vullnetit të shprehur nga ana e institucionit, pra nuk është kështu çështje 30 ditësh dhe afatesh.

Këta që flasin për afate të tilla janë qesharak. Afatet Kushtetuese janë të gjitha të rëna. Këshilli i Lartë Gjyqësor është zgjedhur rreth 1 vit apo 1 vit e gjysëm pasi është parashikuar afati Kushtetues. Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është krijuar pasi i ka shkelur me këmbë, me duar, me çizme, me hekur të gjitha afatet.

Prokurori i Përgjithshëm duhej të ishte zgjedhur para dy vitesh. Prokurori i përkohshëm u zgjodh për 2 muaj dhe ndenji në pushtet 2 vjet. Dhe rasti i fundit më i paprecedentë i lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë janë afatet për botimin e dekreteve të Presidentit në fletoren zyrtare. Kush janë këta që flasin për afate dhe nuk botojnë dekretet e Presidentit në fletoren zyrtare. Këtu është një proces që po synon të rrëzojë besimin e qytetarëve. Të gjitha këto çështje që janë në Gjykatën e Lartë kur shikon se si po shkojnë gjërat, do të shkojnë të gjitha në Strasburg”, është shprehur Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video me prova përvëluese!/ Rama: “Presidenti nuk operon me shashka”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë kallëzimin e paralajmëruar ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, ndërsa ka paralajmëruar se ka në dorë një video me prova përvëluese, për Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Sipas Ramës, Meta nuk operon me shashka, ndaj deklaratat duhet të merren seriozisht.

“Me aq sa e njoh unë personalisht Presidentin, të jeni i bindur që Presidenti nuk operon me shashka. Sot Presidenti ka denoncuar zyrtarisht gjithë materialin që ka grumbulluar, provat pikërisht për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Deputetët demokratë ndërpresin fjalimin e Ramës në parlament

Unë mendoj që Presidenti ka dorëzuar gjithçka që ai ka si prova të fajësisë së kryetarit të KED-së. Mos bëjmë sikur nuk e kuptojmë, video me prova, video me fakte nga mbledhjet e KED-së. Në mbledhjet e KED-së regjistrimi bëhet edhe audio edhe video”, theksoi më tej ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE