LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur leninistët e teprojnë, Putin dhe Jinping në prag të rrëzimit nga elitat e Moskës dhe Pekinit

16 Gusht 2019, 07:07, Blog CNA
Kur leninistët e teprojnë, Putin dhe Jinping në prag të

Nga Nina L.Khrushcheva ?Project Syndicate?

Protestat e vazhdueshme rrugëve të Hong Kongut dhe Moskës, kanë frikësuar pa asnjë dyshim duetin e udhëheqësve autoritarë, presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus, Vladimir Putin. Protestat në Moskë, më të mëdhatë ndër vitet e fundit, duhet t?i kenë prishur gjumin Putinit, përndryshe ato nuk do të shpërndaheshin me një brutalitet kaq të egër nga policia.

Por në vend se të ulet dhe dialogojë me qytetarët, Putini kërkon të tregojë se e ka situatën nën kontroll, dhe për këtë ka shpërndarë disa foto duke shëtitur me motor, i veshur me xhup lëkure, me bandën e tij të preferuar të motoristëve. Gjithsesi, protestat janë shndërruar në një shenjë të fortë të popullaritetit në rënie të Putinit, madje dhe në mesin e elitave ruse, pikëpamjet e të cilave kanë shumë më tepër rëndësi, sesa ai i opinionit publik të zakonshëm.

Për dy dekada, fraksionet rivale të elitës ruse, e kanë parë në përgjithësi Putinin si garantin fundor të interesave të tyre – veçanërisht atyre financiare. Por teksa ekonomia e Rusisë është zhytur në një stanjacion të shkaktuar nga sanksionet e ashpra të Perëndimit, udhëheqja e Putinit ka filluar të duket më shumë si një pengesë, sesa si roje mbrojtëse.

Gjithnjë e më pak rusë, e pranojnë ende sloganin se ?Putini është Rusia, dhe Rusia është Putini?,  që dëgjohej rregullisht deri 5 vjet më parë, pas aneksimit të Krimesë nga Kremlini. Për më tepër, shpresa e Putinit se presidenti amerikan Donald Trump do të përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë, kanë rezultuar të kota.

Ndonëse Trump i ka dobësuar institucionet amerikane dhe minuar aleancat perëndimore, lëvizje që kanë qenë në favor të Putinit, Shtëpia e Bardhë e ka bërë krejtësisht të paparashikueshme politikën e jashtme amerikane. Ç?është më e keqja, administrata Trump po zhbën tashmë sistematikisht marrëveshjet e kontrollit të armëve, që siguruan për shumë dekada një farë sigurie mbi çështjet bërthamore.

Elitat ruse, e dinë që vendi i tyre është tani po aq i gatshëm ta fitojë një garë armatimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara, sa dikur Bashkimi Sovjetik. Testimi i dështuar i një rakete balistike me energji bërthamore, në bregdetin verior të Arktikut rus, përbën një shembull konkret.

Dhe në dallim nga Putini, elitat ruse janë thellësisht të shqetësuara se armiqësimi i mëtejshëm me SHBA-në, do ta bëjë Rusinë një shtet de fakto vasal të Kinës. Edhe protestat në Hong Kong, që nuk po tregojnë ndonjë shenjë tërheqje, janë gjithashtu produkt i humbjes së ekuilibrit autoritar.

Ato nisën me një ligj të propozuar nga Pekini, që lejon ekstradimin edhe të qytetarëve dhe banorëve të Hong Kongut në Kinën kontinentale. Duke pasur parasysh mënyrën kaotike sesi u prezantua ky ligj, nga guvernatorja e mbështetur nga Pekini në Hong Kong, Kerri Lam, ka të ngjarë të udhëheqja kineze të mos ketë qenë shumë e vetëdijshme për ndikimin e tij politik.

Sidoqoftë, përgjigja e qeverisë kineze ndaj protestave, ka qenë gjithnjë e më shumë vetë-mposhtëse. Ushtria Çlirimtare Popullore, ka kërcënuar hapatazi të ndërhyjë për të shtypur protestat.

Presidenti Xi Jingping, mund të ketë vendosur tashmë se ka ikur koha e formulës ?një vend, dy sisteme?. Kina, mund të argumentojë ai, nuk mund të tolerojë më një gati-demokraci funksionuese brenda territorit të saj, pavarësisht marrëveshjes që nënshkroi dikur me Britaninë e madhe, si një kusht për rikthimin e Hong Kongut nën sovranitetin kinez në vitin 1997.

I shqetësuar për Tajvanin, Xi mund të jetë duke menduar se një politikë e ashpër ndaj Hong Kongut, do ta frikësojë Tajpein. Nëse është kështu, ai ka harruar se ngacmimi i Tajvanit, ka shkaktuar në fakt gjithmonë efektin e kundërt të asaj që synonte Kina. Por Xi mund të ketë menduar diçka edhe më të rrezikshme.

Nëse ka arritur në përfundimin, se administrata e Trump nuk do të bënte asgjë për të mbrojtur Tajvanin, ai mund të marrë në konsideratë një sulm të beftë ushtarak mbi ishull, për ta rikthyer atë nën kontrollin e Kinës. Por edhe kjo lëvizje do të ishte e gabuar.

Duke pasur parasysh kontekstin më të gjerë të marrëdhënieve Kinë-SHBA, administrata Trump ka të ngjarë të reagojë ashpër ndaj aventurizmin ushtarak kinez në Tajvan. Për më tepër, Uashingtoni nuk ka nevojë të përfshihet në ndonjë përplasje të hapur ushtarake me Kinën. Marina amerikane, zotëron të gjitha kapacitetet për të bllokuar të gjitha rrugët detare që furnizojnë Kinën me energji dhe minerale, edhe pse është më shumë e angazhuar në Detin e Kinës së Jugut.

Ashtu si me Putinin, ekspansioni duket se është qasja e preferuar e Xi-së në ditët e sotme, dhe kjo gjykuar nga trajtimi prej tij i luftës tregtare, dhe sjelljes agresive ndaj fqinjëve. Në fakt, lëvizjet e forta të Kinës vitet e fundit, ka qenë kaq të pazakonta për të, sa që tani Pekini e gjen veten tashmë gjithnjë e më të izoluar në rrafshin diplomatik.

Gati të gjitha fuqitë ushtarake dhe ekonomike kryesore të botës – Bashkimi Evropian, India, Japonia, Brazili ? kanë pasur marrëdhënie pragmatike me paraardhësit e Xi. Por ato janë tani gjithnjë e më të kujdesshme ndaj Kinës, ndërsa disa prej tyre po lëvizin më pranë SHBA-së.

Ashtu si në Rusi, edhe në Kinë elita do ta ketë vënë se Xi po e izolon vendin. Bota e jashtme mund të supozojë se udhëheqja e lartë e Kinës, është po aq e nënshtruar ndaj Xi-së, sa Kremlini ndaj Putinit.

Por po kështu menduan shumica për politikën sovjetike dhe Nikita Hrushovin në vitin 1964. Në fakt, Hrushovi u rrëzua para fundit të atij viti. Për këtë qarkullon edhe një anektodë e vjetër, kur supozohet se ministri i Jashtëm sovjetik, Andrei Gromiko, thuhet të jetë shprehur:?Ne u detyruam ta largonim Hrushovin. Ai ishte një bixhozxhi shumë i pamatur, dhe nuk të vazhdonte të qëndronte në detyrë?.

Hrushovi ishte vërtetë impulsiv, kur e përshkallëzoi Krizën e Raketave Kubane. Por ai ishte i motivuar nga dëshira për të ruajtur barazinë ushtarake me SHBA. Dhe nuk kishte deliret stalineske të madhështisë, që duket se po e shtyjnë Putinin dhe Xi-në, të diktojnë të ardhmen e vendeve të tyre.

Sot, askush nuk duhet të supozojë se ndonjë udhëheqësi nuk do t?i rezervohet fati i Hrushovit, apo edhe vdekja e zymtë e Stalinit, për të cilën u përfol për shumë kohë se ishte shkaktuar nga rrethi i tij i brendshëm, anëtarët e të cilit ishin lodhur nga teprimet e tij despotike.-përshtatur nga CNA.al. 

Lajmet e fundit nga