Connect with Us

Kërkoi informacion për Valdrin Pjetrin/ Prokuroria i përgjigjet PD-së

Kronika

Kërkoi informacion për Valdrin Pjetrin/ Prokuroria i përgjigjet PD-së

Publikuar

-

zbardhen emrat e kandidateve

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur letrës së Partisë Demokratike, e cila kërkonte që ta mbahej e informuar mbi procedurat e verifikimit që ka nisur për Valdrin Pjetrin dhe rezultatet e deri tanishme të këtij verifikimi.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria i Përgjithshme bën të ditur se ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

“Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda). Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë.

Njoftimi i Prokurorisë:

SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE

Gazmend BARDHI

 Bulevardi “Zhan D’ark”, Nr.11

TIRANË

Në përgjigje të kërkesës suaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019, mbi proçedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë se:

Më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën tuaj për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Brenda njëzetekatër orëve, ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Konkretisht:

LEXO EDHE:  Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit kreu i PD në Pukë

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda). Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Në vijim të kësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019.

Për sa më sipër ju sqarojmë, se në zbatim të afateve të parashikuara në Kreun 5, pika 9, të Vendimit nr 17, të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” do t’ju komunikojmë rezultatin e verifikimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

ARTA MARKU

Në mungesë dhe me urdhër

Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë

dhe e Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen

Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike

 ADNAN XHOLI/ CNA.al

Dokumenti/ PD i kërkon Prokurorisë informacion për Valdrin Pjetrin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen tre të rinjtë në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës arreston tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Mësohet se seksioni për Hetimin e Krimeve ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve me iniciale M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Blutë raportojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani merr vendimin e papritur/Ja me cilën parti bashkohet

LEXO EDHE:  PD: Nesër do votojmë pro kërkesës së Prokurorisë për Frrokun

Dy prej vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çështja “Babale”/ Prokuroria jep pretencën, Salianji të shpallet fajtor

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar sot seanca gjyqësore në lidhje me çështjen “Babale”, ku prokuroria ka dhënë pretencën për tre të akuzuarit për kallëzim të rremë.

Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji.

Për Albert Veliun është kërkuar 3 vite e gjashtë muaj burg, ndërsa për Fredi Alizotin organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg.

LEXO EDHE:  PD: Nesër do votojmë pro kërkesës së Prokurorisë për Frrokun

LEXO EDHE:  Bujar Nishani merr vendimin e papritur/Ja me cilën parti bashkohet

Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin u kërkua 1 vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Flamur Noka, flamujt e korrupsionit, prostitucionit dhe drogës

LEXO EDHE:  Kronologjia e çështjes Balili/PD denoncon Ramën

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE