Connect with Us

Foto-Tregtonin produkte ushqimore në kushte skandaloze/ AKU ndëshkon 3 subjekte

Sociale

Foto-Tregtonin produkte ushqimore në kushte skandaloze/ AKU ndëshkon 3 subjekte

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme për monitorimin e zbatimit të ligjit në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se 3 operatorë të biznesit ushqimor ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

· Subjekti “Syrja Sinani” me aktivitet “Pastiçeri”, Lushnjë, rezultonte se vijonte të operonte në treg i papajisur me licencën përkatëse, në kushtet ku pajisja me licencë i ishte refuzuar për shkak të mosplotësimit të kërkesave ligjore për disponimin e saj. Për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, trupa inspektuese vendosi masën administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë, si dhe “Ndërpreje e menjëhershme e aktivitetit”.

· Në subjektin “Qemal Alem Kasneci” me aktivitet “Minimarket ushqimor”, Tiranë, u evidentua se përpara derës hyrëse qëndronte një mjet i palëvizshëm, i cili shërbente për tregtimin e ujit të pijshëm. Pranë QKB, subjekti ka deklaruar aktivitetin si “Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë”, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme, nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

a) “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit),
d) ”Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm).

LEXO EDHE:  Mashtroi FBI-në/ Shtyhet dënimi për ish-gjeneralin Flynn

· Subjekti “IMT Albania” me aktivitet “Njësi prodhimi dhe tregtimi buke, prodhime brumi dhe pastiçerie”, Tiranë, rezultoi se tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie), në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi). Sistemi i vetëkontrollit HACCP nuk ishte i plotë (produkti akullore, i cili është me risk të lartë, u konstatua i padokumentuar), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A na mbron maska nga koronavirusi?/ Këshilla se çfarë duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit është rritur frika për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, pasi deri tani në shtetin fqinj, Itali janë shënuar tre viktimat e para nga ky virus.

Njerëzit nëpër qytete, aeroporte kanë nisur të vendosin maska mbrojtëse, për të shmangur mikrobin e virusit të kalojë nga një njeri tek tjetri.

Por a na mbron maska nga koronavirusi?

Sipas Centre for Disease Control (CDC), maska të këtij lloji janë dizenjuar për të ndaluar përhapjen e stërkalave të virusit që mund të gjenerohen kur një njeri i infektuar flet, kollitet apo teshtin.
Këto stërkala, mund të transferojnë virusin tek personi i shëndetshëm nëse ai nuk ka një maskë të vendosur në fytyrë.

Në 2018-ën, ekspertë të Shëndetit Publik në Angli studiuan dhe arritën në përfundimin se efektiviteti i maskave është i kufizuar.

LEXO EDHE:  AKU sërish në aksion/ Goditen vendet e fshehta të therjes së kafshëve

LEXO EDHE:  Akuzat e Ramës/ Ish ministri i LSI merr në mbrojtje AKU

Sipas CBS NeËs, industria e maskave mbrojtëse është në kulmin e saj, pasi njerëzit po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve, por a na mbron nga Koronavirusi?
“Nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se mbajtja e një maske nga publiku i gjerë, sjell përfitime. Public Health Wales nuk do t’i inkurajonte njerëzit të blinin dhe të vendosnin një maske, përjashto rastin kur një mjek ua ka kërkuar diçka të tillë.”- është shprehur për BBC një prej përfaqësuesve të Shëndetit Publik në Uells të Britanisë së Madhe.

Por çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Lani duart rregullisht me sapun, evitoni sa të mundni prekjen e syve, hundës apo gojës.
Në këtë mënyrë do të parandaloni mikrobet që merrni nga sipërfaqja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se të gjitha informacionet për koronavirusin në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente dhe bën thirrje të mos besojnë mesazhet zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  AKU/ 2.3 milion lekë gjobë bizneseve

LEXO EDHE:  AKU sërish në aksion/ Goditen vendet e fshehta të therjes së kafshëve

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO EDHE:  Mashtroi FBI-në/ Shtyhet dënimi për ish-gjeneralin Flynn

LEXO EDHE:  Akuzat e Ramës/ Ish ministri i LSI merr në mbrojtje AKU

 

LEXO TE PLOTE