Connect with Us

Basha zbardh skenarin e opozitës/ Çfarë do të ndodhë në shtator

Politikë

Basha zbardh skenarin e opozitës/ Çfarë do të ndodhë në shtator

Publikuar

-

“Opozita do ti rikthehet protestave mbarëkombëtare në shtator”! Kështu deklaroi kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë takimit me banorët e Unazës së Re, ku u nëshkrua marrëveshja për ndalimin e projektit.

“Koha për të dhënë llogari para ligjit dhe popullit po afron, dhe unë kam kënaqësinë që kohën e protestave mbarëpopullore që do të fillojnë në shtator dhe dialogut kombëttar, ta nis me këtë marrëveshje me qëndrestarët dhe guximtarët e “Unazës së Re”.

Hajdutëria dhe arroganca e Edi Ramës është etalioni i sjelljes së tij nga studentët, artistët, pensionistët e të sëmurët, të cilat janë sukseset e mashtrimeve të Edi Ramës”, tha Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasada franceze i përgjigjet Ramës/ S’mund të akuzosh një vend mik

Publikuar

-

Nga

Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.

Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, ambasada i është përgjigjur Ramës për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera. Ambasada thotë se ky informacion nuk është i vërtetë, teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe aleat”.

Ndër të tjera ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

“Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD nuk tregon asnjë emër oligarku

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive.

Dy ditë më parë Basha ka qenë i ftuar në “Opinion’ përballë një paneli gazetarësh. Gjatë intervistës, gazetarët pyetën Bashën për veprat e tij gjatë kohës kur qendronte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Teksa diskutohej për ndërtimin e shkollave të reja gjatë asaj kohe, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Bashës emrin e një shkolle që ai ka inaguruar. Stafi i Bashës i çoi gazetari Blendi Fevziut emrin e shkollës “Ahmet Gashi” që e konfirmon dhe Basha por në fakt kjo ishte genjeshtra e rradhës.

Por si qendron e vërteta e inagurimit të kësaj shkollë?

Shkolla “Ahmet Gashi” nuk është ndërtuar e re ashtu siç Basha pretendon, por është bërë vetëm një rikonstruksion i saj nga ana e bashkisë.

Nuk ka asnjë shkollë të rindërtuar apo të ndërtuar nga Basha, por ka vetëm rikonstruksione me fonde qesharake dhe ajo që vlen të theksohet është se rikonstruksioni i kësaj shkolle zgjati tre vite.

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews- Rama, Basha apo Meta/ Ja kush është më i korruptuari

LEXO EDHE:  Vendimi i opozitës/ Çuni i Fahriut: Jemi gati të japim edhe jetën

Për shkollën “Ahmet Gashi”, bashkia e Tiranës me në krye Bashën në atë kohë kishte planifikuar shuma qesharake për vitin 2014 shumën 11.006.652 lekë, për vitin 2015 shumën 8.000.000 lekë dhe për vitin 2016 shumën e 10.000.000 lekëve.

Pra Basha në atë kohë ka inaguarar vetëm rikonstruksionin e kësaj shkolle dhe jo ndërtimin e saj siç ai e shet paturpësusht nëpër emisionet televizive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE