Connect with Us

Artan Fuga zbulon detajet/ Ja çfarë do të ndodhë pas ikjes së Valdrin Pjetrit

Politikë

Artan Fuga zbulon detajet/ Ja çfarë do të ndodhë pas ikjes së Valdrin Pjetrit

Publikuar

-

“Do të kisha vdekur”/ Artan Fuga bën thirrjen e fortë: E  kuptoni o njerëz?

Akademiku i njohur Artan Fug aka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit, për t’u tërhequr nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se gjithçka ndodh në politikën shqiptare duke si një lojë, me detyrim e percaktim.

“Politike si nje loje yci. M’a ka sugjeruar papagalli im, sikurse ju thashe dje, kandidati per t’u bere kryetar bashkie ne Shkoder do te jepte doreheqjen. Gjithcka i ngjan nje loje yci me detyrim e percaktim. Askush nuk leviz dot. Komisioni i zgjedhjeve do te kerkoje nje date zgjedhjesh. Presidenti Meta do t’u thote j’a ku e keni 13 tetorin.”.

Sipas Artan Fugës, kryeministri Rama do ta pranoje si rast i vecante i Shkodres, ndërsa kryetari i PD, Basha do të fusë kandidatin e PD-së ne loje, por do te veje kusht edhe zgjedhjet e keshilltareve. Zonja Ademi do te jete kandidate.

LEXO EDHE:  Video-“Gështenjat po piqen”/ Metën e gjen mëngjesi në pyll

Më tej, Fuga thekson se më pas do te behen zgjedhjet dhe Voltana do te fitoje bindshem.

Por, akademiku i njohur shkruan edhe në lidhje me nismën e PS-së për shkarkuar presidentin Meta, për të cilin thekson se “Pastaj, mocioni kunder Presidentit per ta denuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrije ne uje. Pastaj…, papagalli me thote: mos i trego te gjitha cfare te kam thene qysh sonte…. Do te bejne sikur nuk duan, nderkohe loja eshte me detyrim e percaktim.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshon procedura e kolaudimit/ Zbardhet skema e re sa herë në vit do kalojnë për kontroll automjetet

Publikuar

-

Nga

Ndryshon procedura e kolaudimit/ Zbardhet skema e re sa herë në vit do kalojnë për kontroll automjetet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej risive të reja që do të përfitojnë drejtuesit të mjeteve pas kalimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore nga shteti.

Përmes një postimi në rrjetin socila, Rama shkruan se makinat e reja me zero kilometër nuk do të kalojnë në kolaudim 3 vitet e para, ndërsa për makinat e tjera si mjetet taksi apo transporti i udhëtarëve do të kalojnë për kontroll një herë në vit.

Kryemistri premton se nuk do të ketë rritje të tarifave por do të ketë më shumë cilësi në kontrollin e automjetit.

Rama tha se kolaudimi do të kryhet tërësisht nga shteti duke filluar nga 1 janari 2021.

“ME NJË LAJM TË MIRË

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

  • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
  • Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
  • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të DPSHTRR

LEXO EDHE:  Rama nis spastrimet ndaj LSI/Grup pune për të verifikuar të punësuarit e kësaj partie që në 2013

LEXO EDHE:  Basha shënon autogol/ Del “zbuluar” në Shkodër

***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të DPSHTRR Fier”, shkruan Rama./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Publikuar

-

Nga

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme mbi mundësinë e mbylljes së vendit në një karantinë të dytë.

Ajo tha në emisionin “Real Story” se është kundër mbylljes së vendit por pro mbylljes së shkollave.

Kryemadhi deklaroi se shkollat duhet të mbyllen dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

Unë jam për e shkollave. Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike.

Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet”, theksoi kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Publikuar

-

Nga

Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Duke folur mbi raportin e FMN, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është në krizë para pandemisë dhe tërmetit.

Ajo deklaroi se koncesionet i dhanë goditjen në palcë ekonomisë shqiptare dhe tërmeti dhe pandemia e rënduan më tej performancën e institucioneve tatimore dhe qeverisë.

Kriza ekonomike te ne ka filluar që përpara se të fillonte pandemia apo tërmeti, sepse koncesionet ishin ato që i dhanë goditjen në palcë ekonomisë shqiptare. Shkatërroi biznesin e vogël dhe atë të mesëm dhe pasuroi tre-katër veta. Rama ka shkatërruar edhe shtresën e mesme. Shkatërrimi i skemës së pensioneve dhe sigurimeve ka ardhur si pasojë e largimit të qytetarëve 25-45 vjeç, të cilët janë forca më e madhe intelektuale dhe që paguan taksat dhe sigurimet, por edhe mban bizneset gjallë.

Rrënimi i ekonomisë, mbyllja e ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e krijimit të vendeve të punës, mungesa e krijimit të një sistemi arsimor në mënyrë që të kemi një punë të mirëpaguar, duke bërë që të mos kemi profesionistë që do të drejtojnë në administratën shtetërore. Sot në administratë kemi punonjës të nivelit ZH.

Sepse një mësues Matematike nuk të rri ty sot me 480 mijë lek në muaj, sepse do të ushqejë familjen, do paguajë dritat ujin, do vishet, a do studiojë diçka më shumë për veten e tij, kjo nuk i del dhe kështu një matematicien normalisht do të largohet. Ndërkohë, një Facebook-ist që vetëm rri shkruan komente, like dhe share e merr dyfishin e pagës së një mësuesi”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”.

LEXO EDHE:  “U ngopem, boll më që në mëngjes”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Rama nesër në Korçë/ Zbardhet axhenda

Teksa u pyet se çfarë ka ndodhur me ekonominë, kryetarja e LSI-së theksoi se ajo është dëmtuar pavarësisht se qeveria po kërkon të tërheqë vëmendjen

Ka ndodhur që dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës dhe kapja ‘pas fijes së barit’ për të hequr vëmendjen nga problematikat kryesore sot në Shqipëri, që është mungesa e vendeve të punës dhe shpopullimi në masë i të rinjve ngas Shqipëria, është një nga problemet kryesore ku edhe ne dashje pa dashje fokusohemi ndonjëherë me deklarata shumë kalimtare, që janë tangente, dhe nuk merremi me thelbin e problemeve”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE