LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Argjendin apo plumbin?”/ Kush ishte narko-terroristi kolumbian Pablo Eskobar 

16 Gusht 2019, 07:16, Blog CNA
“Argjendin apo plumbin?”/ Kush ishte narko-terroristi kolumbian

Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me një brutalitet dhe efikasitet po aq të madh sa Pablo Eskobar, ?mbreti? i tmerrshëm i drogës, që e dominoi trafikun e kokainës në Kolumbi, përgjatë viteve 1980 dhe fillimit të viteve 1980. Ai ishte një baron i pamëshirshëm i narkotikëve, i urryer nga shumë njerëz, por çuditërisht edhe i dashur nga shumë të tjerë. Ndonëse ishte vetëm 44 vjeç kur u vra, jeta dhe veprimtaria e tij patën një ndikim të madh, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Hyri që adoleshent në botën e krimit

Pablo Eskobarit, nuk iu desh asnjëherë të luftojë për bukën e gojës. Ai lindi më 1 dhjetor 1949, në një familje të shtresës së mesme në qytetin e Rionegros, por shpejt u transferua në Envigado. Që në adoleshencë, u josh pas fitimit të lehtë të parave, ndaj i hyri rrugës së krimit.

Fillimisht kontrabandonte pajisje për radiot, dhe vidhte gurët e varreve, që u fshihte emrat dhe ia shiste ato një tregtari nga Panamaja. Eskobar i thoshte shpesh familjes dhe miqve të tij, se donte që një ditë të bëhej presidenti i Kolumbisë (në një lloj kuptimi, e arriti ëndrrën e tij). Më pas Pablo zbuloi një tregti të re:vendet fqinje të Kolumbisë, si Peruja dhe Bolivia, ishin kultivuese të mëdha të kokainës.

Metodat e tij të trafikut, ishte të papara me herët

Çelësi i suksesit të Eskobarit, ishte garantimi i rrugëve të sigurta të trafikut për drogën. Në kulmin e fuqisë së tij, ai dërgonte në SHBA, 80 për qind të gjithë kokainës që konsumohej atje. Ai ndaloi përdorimin e kafshëve për transportimin e drogës, dhe vuri në përdorim avionët e vegjël, që do të transportonin deri në 500 kg kokainë drejt SHBA-së. Ndërkohë, ngriti një laborator të përpunimit të drogës, ku ishin të punësuar mbi 200 persona.

Politika e tij ?Plata o Plomo? (argjendin ose plumbin), dhe numri i jashtëzakonshëm i vrasjeve

Eskobar nuk ishte nga ata që bënte kërcënime, por vetëm premtime. Politika e tij më e famshme quhej ?Plata o Plomo?, argjendin ose plumbin, pra zgjidh të korruptohesh të bësh një sy qorr ndaj trafikut të drogës, dhe të kesh nje jetë të qetë, ose të vdesësh. Kjo ishte oferta që u bëri shumë zyrtarëve qeveritarë dhe policisë.

Ndonjëherë, këta të fundit nuk bënin asnjë zgjedhje, dhe atëherë Eskobar vepronte. Mendohet se  ai është përgjegjës për vdekjen e mbi 5.000 njerëzve. Ai i inkurajoi pjesëtarët e kartelit Medelin, të vrisnin çdo oficer policie që ndeshnin përballë, dhe u jepte atyre 660 dollarë për çdo polic të vdekur.

Jetesa e tij luksoze

Rezidenca e famshme e Pablo Eskobar në vitet 1980 ?Hacienda Napoles?, ishte një fermë e madhe e zbukuruar me skulptura të çuditshme, pishina, dhe një kopsht të madh zoologjik. Pablo nuk e ndërpreu këtë lloj jetese as kur ishte në burg. Në vitin 1991, i lodhur nga jeta e tij si një i arratisur, arriti një marrëveshje me qeverinë.

Do të vetëdorëzohej, dhe madje do të shkonte në burg, me kusht që të mund ta ndërtonte vetë burgun. Rezultati ishte një rezidencë edhe më luksoze, nga ato që kishte pasur më herët. Një pallat i madh i quajtur ?Katedralja?, që ngrihet mbi qytetin e Medelinit. Ky ?burg? formal kishte fusha futbolli, dhe një vaskë të madhe me hidromasazh.

Aty Eskobar do të organizonte festa të mëdha. Ndonjëherë do të luante për qejf futboll me lojtarë të kombëtares kolumbiane, ndërsa rojet e burgut u shërbenin pije, si të ishin kamerierë. Por marrëveshja mori fund, kur Eskobar në gjaknxehtësi e sipër 2 gardianë. Qeveria tentoi ta transferojë Eskobarin në një burg të zakonshëm. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej:Përballja me njerëzit e tij kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, ndërsa Eskobari u arratis pas trazirave që pasuan, dhe u zhduk nëpër fshatrat e zonës.

Imazhi që kishte tek shumë njerëz si ?hero i popullit?

Jo të gjithë e shihnin Eskobarin, si një kriminel të frikshëm. Shumë kolumbianë të varfër, e krahasonin atë me Robin Hudin, pasi ai harxhoi sasi të konsiderueshme parash në projekte të ndryshme, që ndihmuan njerëzit e varfër të vendit të tij. Edhe sot, baroni i drogës mbetet një figurë popullore tek shumë njerëz. Bluzat, orët e dorës, çantat e shpinës me imazhin e tij, shiten rëndom rrugëve të Medelinit.

Pasuria e tij e pabesueshme

Revista amerikane ?Forbes?, e renditi atë mes njerëzve më të pasur në botë për 7 vite me rradhë. DEA, agjencia amerikane e anti-drogës, e ndihmoi revistën të vlerësonte vlerën neto të pasurisë së Eskobar. Shifrat varionin nga viti në vit, ndërsa kulmin e mbërriti me rreth 25 miliardë dollarë.

Karriera politike e Pablo Eskobar

Eskobar kishte pasur gjithnjë aspirata politike. Ai e shfrytëzoi popullaritetin e tij tek njerëzit e varfër për të garuar për deputet, dhe e fitoi garën. Ai realizoi shumë projekte sociale për rindërtimin e shumë lagjeve të varfra. Por ai kishte ndërkohë edhe motive të qarta personale.

Fokusi i tij kryesor politik, ishte të sigurohej që qytetarët kolumbianë të mos ekstradoheshin në SHBA.

Por kjo betejë e çoi në përplasje të forta me Ministrin e Drejtësisë, Rodrigo Bonilla, që e quajti haptazi një bandit. Pastaj, një gazetar i njohur botoi një shkrim investigativ mbi të shkuarën e tij të errët. Duke iu frkësuar më të keqes, Eskobar e braktisi parlamentin, dhe iu rikthye jetës së mëparshme të trafikantit të drogës.

Vdekja e baronit të drogës

Po kush e vrau narko-terroristin Pablo Eskobar? Kjo mbetet ende një mister. Zyrtarisht thuhet se ai u qëllua për vdekje me armë zjarri më 2 dhjetor 1993, teksa po përpiqej të arratisej nga tarraca e vend-strehimit të tij të fshehtë në Medelin, i rrethuar nga policia. Një foto e famshme e trupave të qeverisë kolumbiane që pozojnë pranë kufomës së tij, ka bërë që shumë njerëz të besojnë se ai u vra nga trupat e ?Bllokut të Kërkimit?, një njësi policore speciale, e formuar enkas për eleminimin e baronit të drogës.

Por, burime të shumta tregojnë se burrat në foto, mund të mos kenë asnjë lidhje me vdekjen e Eskobarit, dhe se ky i fundit mund të jetë eleminuar nga vrasës profesionistë, që nuk kanë qenë policë apo ushtarë. Shumëkush aludon, se autorë të vrasjes së tij ishin njerëzit e kartelit rival Cali. Por djali i Eskobar, Sebastian Marrokin, pretendon se i ati kishte planifikuar të vriste veten dhe të mos kapej në asnjë rrethanë i gjallë nga policia./-përshtatur nga CNA.al.

Lajmet e fundit nga