LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do e shkarkojë Basha zyrtarin e tij, për emërimin e Valdrin Pjetrit?

16 Gusht 2019, 10:47, Politikë CNA
A do e shkarkojë Basha zyrtarin e tij, për emërimin e Valdrin

Ditët e fundit pati një skandal në skenën e politikës shqiptare. Një skandal nga ato të cilat shqiptarët janë mësuar ti konsumojnë shpesh. Kandidati për kryebashkiak i Shkodrës u akuza nga PD-ja se ishte i dënuar në Itali dhe se e kishte fshehur dënimin. Më pas akuza u bënë akuza dhe kundërakuza, deri në publikimin e një dosje. CV-ja e Valdrin Pjetrit u bë betejë mes dy palëve, duke thënë se ai ishte një zyrtar i lartë që kishte bërë karrierë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Palët u përballën dhe në fund PD-ja doli me versionin e saj se e kishte emëruar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Valdrin Pjetrin, gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike në postin e drejtorit të aseteve të antimafias.

Por, në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe. CNA.al dhe mediat e tjera zbuluan se ishte Alfred Rushaj ai që kishte emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e drejtorit. Alfred Rushaj, dikur një nga drejtorët e KESH, në kohën që ky institucion drejtohej nga Andis Harasani, ishte mik i ngushtë me Luigj Pjetrin, babain e Valdrinit dhe ka qënë kjo miqësi familjare që ka bërë që Zoti Rushaj më pas t?ja shpërblejë mikut të tij, duke i emëruar djalin si drejtor.

PD-ja në fakt e mohoi, nuk e pranoi dhe drejtoi gishtin tek Zonja Topalli, por e vërteta ishte ndryshe. Ajo tashmë është zbuluar dhe ka vetëm një fakt. Është Alfred Rushaj, anëtari i kryesisë së PD-së, ai që ka emëruar Valdrin Pjetrin si drejtor gjatë kohës së qeverisjes së PD-së.

Por, tani pritet dhe reagimi i Lulzim Bashës. A do ta shkojë Alfred Rushajn, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i kërkon Edi Ramës përgjegjësinë për lidhjen me krimin, se ka kandiduar për kryebashkiak një person të inkriminuar?

Po, Zoti Rushaj a ka përgjegjësi që gjatë qeverisjes së PD-së emëroi po të njëjtin person si drejtor në një institucion mjaft specifik?

A do të reagojë Basha dhe a do ta shkarkojë Alfred Rushajn nga drejtor i Bordit Financiar të PD-së dhe nga anëtar i kryesisë së PD-së, duke qënë se ka po aq përgjegjësi sa Edi Rama, i cili e kandidoi për kryebashkiak një person me precedentë penal? Dhe nga ana tjetër, anëtari i kryesisë së sotme të PD-së, Zoti Rushaj e bëri drejtor.

Tani nuk ka ngelur gjë tjetër, veçse të presim si do të reagojë Luli. A do të ketë të njëjtin standard që pretendon dhe kërkon nga qeveria dhe kryeministri apo vetë do të heshtë si gjithmonë, duke u fshehur pas akuzave se ka qënë dikush tjetër dhe jo Zoti Rushaj që e ka emëruar Valdrin Pjetrin si zyrtar gjatë qeverisjes së PD-së?!/ CNA.al

Kush e emëroi Valdrin Pjetrin drejtor gjatë qeverisjes së Berishës/ Zbulohen detajet

Lajmet e fundit nga