LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Valdrin Pjetrit/ Basha shpall “fitoren” e radhës

15 Gusht 2019, 15:26, Politikë CNA
Vendimi i Valdrin Pjetrit/ Basha shpall “fitoren” e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës, ende pa bërë betimin si kryebashkiak.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha nuk ka nguruar ta shpallë si një ?fitore?, dorëheqjen e Valdrin Pjetrit.

Ndër të tjera, Basha shkruan se largimi i Pjetrit do të thotë ?një kriminel më pak në politikë?.

Sipas kreut të opozitës, asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Edi Rama, të cilin e cilëson si koka e krimit politik.

?Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik?, shkruan Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga