Connect with Us

Skandali me Valdrin Pjetrin/ Çlirim Gjata: Prokuroria po zvarrit hetimet

Lajm i Rekomanduar

Skandali me Valdrin Pjetrin/ Çlirim Gjata: Prokuroria po zvarrit hetimet

Publikuar

-

Sekretari për Çështjet Ligjore, në PD, Çlirim Gjata, në një konferencë për media ka thënë se Edi Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të trafikantit të drogës Valdrin Pjetri.

“Për pushtetin kriminal të Ramës nuk zbatohet parimi themelor i barazisë para ligjit. Uzurpimi i pushtetit në Shkodërs është arsyeja pse trafikanti i drogës ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron”, është shprehur Gjata.

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.

Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

Po  pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk vepron prokuroria?

Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme  është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës.

Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit. Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Vjedhja dhe dështimi i Veliajt me aksionin për pastrimin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi me sukses në rrjetet sociale sot dhe e përshëndeti aksionin e tij, me mbështetjen që i ishte bërë nga njësitë administrative të Bashkisë, punonjësve të ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranës si dhe shumë qytetarë që i ishin bashkuar nismës së tij për të pastruar kryeqytetin.

Nga njëra anë duket një nismë evropiane, një pastrim që duket sikur vjen si një frymë qytetare.

Në fakt zor se në Europë apo në kryeqytetet e saj dhe në qytetet evropiane ka të tilla aksione tipike komuniste, ku njerëzit dalin dhe pastrojnë lagjen.

Qytetarët paguajnë taksat dhe janë taksat e tyre të cilat përdoren për pastrimin dhe për të mbajtur një qytet të pastër, kuptohet qw ndikon shumë dhe fakti se si vetë qytetarët sillen ndaj ambjentit.

Në Tiranë ajo që ndodh, përtej një pastrimi apo një aksioni me mentalitet komunist ka edhe një gjë tjetër, dardha e ka bishtin prapa.

Ka një abuzim, një skandal dhe një vjedhje, sepse qytetarët e Tiranës paguajnë taksa dhe janë disa firma që pastrojnë kryeqytetin dhe në vit jepen disa dhjetra milionë euro vetëm e vetëm për pastrimin e kryeqytetit, ndarë në disa zona.

Janë disa kompani që punojnë për pastrimin e kryeqytetit, për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve, për pastrimin e Tiranës, për pastrimin e rrugëve apo larjen e tyre, gjithçka e detajuar në kontrata dhe tendera konkretë.

Ndërsa sot duhet që kryetari i Bashkisë, njeriu që i bën këto tendera me këto firma, të cilat në fakt një pjesë e madhe nuk është se e kryejnë detyrën dhe nuk është se e pastrojnë Tiranën dhe detyrohet të dalin njerëzit, të thwrrasw aksione të tilla për të bërë pastrimin pranë shkollave apo në vende të tjera të kryeqytetit.

Pastrimin e kryeqytetit, duhet ta bëjnë firmat që merren me pastrimin e tij, sepse paguhen nga taksat e qytetarëve me miliona e miliona euro.

Ndërsa ajo që është bërë sot, ka dy fytyra. Së pari na tregon se firmat e pastrimit të kryeqytetit kanë dështuar, sepse vetë kryetari i Bashkisë e ka pranuar se në ambjentet rreth shkollave ka pasur problematika dhe duheshin pastruar.

Dhe e dyta justifikimi i parave që Bashkia paguan, pra milionat e eurove hidhen për pastrimin e kryeqytetit, të cilat qenkan pre e një abuzimi.

Këtë swrish e konfirmoi kryetari i Bashkisë me anë të pastrimit dhe konstatimit se duhen pastruar ambjentet rreth shkollave, pasi nuk ishin në gjendjen e duhur për sezonin e ri shkollor.

Sot zyrtarisht me një veprim publik populist, nga këto aksionet që ka qejf lali Eri për të dalë në televizor, kuptuam edhe këto dy detaje.

Pra, milionat e eurove që hidhen kot dhe i marrin disa kompani për të pastruar Tiranën dhe abuzimin që bëjnë këto subjekte të kontraktuara nga Bashkia duke mos kryer detyrën e tyre.

Prandaj Erion Veliaj më shumë se sa të dalë në televizor dhe të tregojë aksionet komuniste do të ishte e mira të shkonte e të kontrollonte bashkë me ekipin e Bashkisë apo me ata të njësive administrative dhe të bënte një raport të plotë mbi gjendjen e pastërtisë në kryeqytet së pari dhe së dyti tw kontrollonte mënyrën se si sillen firmat dhe paratë që u jepen atyre për punën e pakryer.

Pa folur më tej për t’i çuar në ndjekje penale apo për t’i hetuar për moszbatimin e kontratës apo prishjen e tyre, pasi kjo nuk do të ndodhte kurrë, sepse tenderat korruptivë të Bashkisë së Tiranës tashmë i ka pranuar vetë kryebashkiaku me aktin e sotëm dhe jo vetëm kaq.

Ai përveçse ka pranuar situatën problematike, duket nga ana tjetër se po mbulon me veprimet e tij abuzimet e bëra nga firmat e pastrimit të Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Foto-“Si dy vëllezër siamezë”/ Detaji që nuk u pa në intervistën e Metës tek Çim Peka

Publikuar

-

Nga

Gazetari Çim Peka dhe presidenti ynë, Ilir Meta janë bërë së fundi miq për kokë. Përtej faktit se eksplorojnë malet e Shqipërisë bashkë, Peka një vit më parë e shoqëroi Liken edhe në Tropojë, aty ku rreth 19 vite më parë shkonte i shoqëruar nga forca të shumta të policisë, të grupeve të gatshme, të Forcave të Armatosura, të FNSH dhe të RENEA.

Çim Peka i cili betohet për kokën e Lulit, i bën fresk Lalit, por duket se mik të ngushtë paska Ilir Metën.

Për më tepër mbrëmjen e djeshme, Meta ishte i ftuari “special” i Çim Pekës në emisionin e tij, ku dhe dukeshin si “biniakë siamezë”.

Po të shikosh me vëmendje videon, vihet re se jo vetëm kollaren që e kishin pothuajse njëlloj, por edhe kostumin dhe këmishat i kishin uniformë.

Mesa duket pas këpucëve mjaft të kushtueshme që i dhuroi Meta kohë më parë Çim Pekës, se fundi e paska shpërblyer edhe me një kostum. Ose të dy kanë dalë për shoping bashkë, ose Meta ka vendosur që t’i dhurojë Çimit një veshje të njëjtë me të tijën./ CNA.al

Foto/ Ilir Meta i blen këpucë 1 milionë leke Çim Pekës

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Zbulohen prapaskenat e djegies së mandateve/ Kryemadhi tradhëton Bashën

Publikuar

-

Nga

Basha në selinë e LSI

Në muajin dhjetor 2018, në kohën që studentët ishin në protesta, në media qarkulluan zëra për një djegie të mandateve nga ana e opozitës. Për më tepër, ishte dhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari e cila propozoi që të digjen mandatet e deputetëve dhe opozita t’ju bashkohet studentëve, të cilët me protestat e tyre po i “dridhnin këmbët” qeverisë.

Por, në atë kohë si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi ishin kundër këtij vendimi. Lulzim Basha u justifikua se nuk do ta miratonin ndërkombëtarët, ndërsa Monika Kryemadhi në atë kohë deklaronte se nuk i djegin mandatet, se i kishin fituar me gjak.

“Populli janë të mirët, Parlamenti i Edi Ramës me kriminelët duhen larguar. Ne nuk do të ndalemi. Rama burgon njerëz që skano bukë të hanë dhe mbron trafikantët. Këtu nuk është problemi të djegim mandatet, por është momenti të djegin mandatet trafikantët. Ne do t’i drejtohemi qytetarëve”, deklaronte në atë kohë Kryemadhi.

Por, pas një proteste të zhvilluar me 16 shkurt 2019, pra rreth dy muaj pas protestave studentore, me një vendim të papritur, opozita dogji mandatet e deputetëve, dhe për me tëpër pretendonin se këtë ua kishte kërkuar elektorati.

Por, mesa duket gjithçka paska qënë një lojë e opozitës, për të mbajtur ndezur protestat.

Një fakt i tillë ëhstë pranuar mbrëmjen e djeshme edhe nga vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e ftuar në Ora News, tha se me djegien e mandateve, Kuvendi ka shkelur Kushtetutën.

“Është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja se janë tërhequr jo 60 deputetë por 190 deputetë. Së dyti vakancat bëhen çdo 1 muaj nga një deputet, duhet të kalonin 6 vjet derisa të bëheshin vakancat e plota”, është shprehur Kryemadhi.

Pra, opozita pretendonte se do të duhej që deri në zgjedhjet e vitit 2021 mund të kishte dhe deputetë ende të pa futur në proçedurë për djegien e mandatit. Por, sikurse CAN.al e ka raportuar edhe më herët, duket se ishin ndërkombëtarët që ua dogjën këtë skenar, duke lënë me “gisht në gojë” Bashën e Kryemadhin. Dhe sot opozita ka ngelur pa përfaqësim në parlament dhe as në pushtetin lokal./ CNA.al

LSI kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor/ Kryemadhi tenton të justifikohet

Analiza-Meta nxori zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ Ja si ndërkombëtarët u’a dogjën skenarët

LEXO TE PLOTE