Connect with Us

Rikthehet frikshëm dëshira e shqiptarëve për emigrim/ Rriten aplikimet për azil

Sociale

Rikthehet frikshëm dëshira e shqiptarëve për emigrim/ Rriten aplikimet për azil

Publikuar

-

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është rikthyer sërish e fortë në pjesën e parë të këtij viti, teksa mes krizës së tejzgjatur politike, njerëzit nuk duket se po shohin dritë për të ardhmen e tyre brenda vendit.

Të dhënat e fundit paraprake të publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, dhe të përpunuara nga Monitor, bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%. Vetëm në qershor kishte gjithsej nga Shqipëria 1,787 aplikime, nga të cilat 1,576 ishin për herë të parë dhe 211 ishin aplikime të përsëritura.

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët mbajnë rekord në dëshirën për të ikur. Nga Serbia kishte 352 aplikime në total, nga Maqedonia e Veriut 192, nga Bosnja 122, nga Kosova 273 dhe nga Mali i Zi kishte vetëm 19 aplikime.

Në vitin 2015 u konstatua një rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga shqiptarët, duke arritur në total në rreth 69 mijë, nga 17 mijë vitin e mëparshëm. Më pas numri i tyre erdhi duke u ulur gradualisht, për të arritur në 19 mijë në vitin 2018 (shih grafikun: Aplikimet për azil në vendet e BE nga shqiptarët).
Por, muajt e parë të 2019-s po flasin për një rigjallërim të fortë të emigracionit, në një sinjal që duhet të shërbejë si alarm për politikëbërësit, që ta marrin seriozisht këtë dukuri dhe të kthejnë shpresën për të ardhmen e vendit. Një studim i fundit i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale gjeti se 70% e të rinjve që studiojnë në universitetet shqiptare kanë për qëllim të largohen nga vendi.

Profili i ri i emigracionit pas liberalizimit të vizave ka përfshirë të gjitha grupmoshat e popullsisë, në të gjitha qytetet e vendit, duke e çuar drejt zbrazjes së shpejtë, por së fundmi, stafet e mirëkualifikuara që punojnë në kompani me vlerë të shtuar dhe paga të larta.

Në vitin 2007, rreth 40% e personave me arsim të lartë donin të largoheshin nga vendi. Në vitin 2018, kjo tendencë është rritur me 13 pikë përqindje, pasi 53.7% e personave me arsim të lartë kanë pohuar se po planifikojnë të largohen nga vendi.

LEXO EDHE:  Shqiptarët, të parët në botë për kërkesat për azil në BE

Shqiptarët refuzohen

Shqipëria përmendet në raportin e AESO si një nga vendet që ka ndikuar në rritjen e kërkesës nga shtetet që kanë akses të udhëtojnë pa viza në Shengen në gjysmën e parë të vitit, së bashku me Gjeorgjinë.

Kërkesat për azil janë të larta nga shqiptarët, ndonëse refuzimet për to janë të larta, teksa vendi ynë konsiderohet si i sigurt dhe për më tepër që është në proces integrimi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në qershor, nga 1700 vendime për herë të parë që u morën për aplikimet e shqiptarëve, 94% ishin negative, një nga normat më të larta të refuzimeve në botë. Për periudhën janar-qershor kishte gjithsej 10,758 refuzime për aplikimet e qytetarëve shqiptarë. Në total jane dhe 11.3 mijë raste që janë ende pezull.

Kërkesat për azil në BE rriten me 10% në gjysmën e parë 2019

Përafërsisht 337.200 aplikime janë kryer në total në BE + 1 në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, me rritje 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas raportit të ESAO.
Në qershor, qytetarët e Sirisë, Afganistanit dhe Venezuelës vazhduan të paraqesin më së shumti kërkesa për azil, ndonëse në rënie në krahasim me muajin maj.

Në mënyrë të ngjashme, qytetarët nga Iraku, Kolumbia, Pakistani, Shqipëria, Turqia, Nigeria dhe Irani gjithashtu paraqitën një numër të konsiderueshëm aplikimesh, por në rënie në raport me majin; kjo ishte veçanërisht e vërtetë për nigerianët (- 30%) dhe iranianët (- 25%).

Sidoqoftë, për pjesën më të madhe këto shtete kanë paraqitur më shumë aplikime deri më tani në 2019 në krahasim me gjysmën e parë të 2018; kjo ishte më e dukshme për shqiptarët, turqit, iranianët dhe palestinezët.

Shtetasit e vendeve të përjashtuara nga kërkesat për viza kur hyjnë në zonën Shengen kanë shënuar një numër në rritje aplikimesh.

Aplikimet nga ky grup arritën një rekord të ri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, duke zënë rreth 27% të të gjitha aplikimeve të paraqitura në BE +; kjo peshë ishte vetëm 18% në të dy gjashtëmujorët e e vitit 2018. Rritja u nxit nga numri i lartë i aplikantëve nga vendet latino-amerikane, por edhe nga Gjeorgjia dhe Shqipëria./Monitor

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Teknologji e re për transplantimin e mëlçisë

Publikuar

-

Nga

Një teknikë të re kirurgjikale që e bën më të lehtë transplantimin e organeve. Dhuruesit kanë më pak dhimbje, më pak komplikacione dhe shërim më të shpejtë sesa me një procedurë tradicionale.

Më shumë se 14,000 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë duke pritur për një transplantim të mëlçisë që do t’u shpëtonte jetën.

Disa janë në fazën e fundit të sëmundjes së mëlçisë. Abraham Aviv nuk është më një prej tyre.

“Më duket sikur jam përsëri ai që isha, njeri normal”.

Mëlçia është një nga pak organe që një njeri i gjallë mund të dhurojë për dikë tjetër që e ka të nevojshme.

“Një në çdo pesë pacientë nuk arrijnë të marrin një organ të ri, pra 25 përqind e njerëzve në atë listë vdesin”, thotë Nikko Velazquez, dhurues organi.

Nikko Velazquez, i dashuri i vajzës së Abraham Avivit, i trembej këtyre gjasave. Ai vendosi të testohej kur mësoi se anëtarët e familjes nuk kishin parametrat e duhur mjekësorë për të qënë dhurues.

“Thashë me vete, koha po kalon. Mjaft më, duhet ta bëjmë këtë punë… më thanë se isha personi i duhur për të dhuruar mëlçinë dhe ishte e pabesueshme”, thotë Nikko Velazquez.

“Nuk mund ta besoja që babai im do të kishte një mëlçi të re dhe do të ishte përsëri i shëndetshëm”, thotë Shiri, e bija.

Doktor Choon Huck Kwon thotë se një procedurë e re kirurgjikale në Klinikën Cleveland e bën transplantimin më të sigurt dhe më të lehtë për dhuruesit si Nikko.

LEXO EDHE:  Hoffman: Hiqni dorë nga azili, në Gjermani ju pret kampi, më pas kthimi

LEXO EDHE:  Shqiptarët, të parët në botë për kërkesat për azil në BE

Me këtë metodë, kirurgët janë në gjendje të kryejnë operacionin duke përdorur mjete shumë më të vogla dhe një aparat fotografik.

“E kryejmë gjithë procedurën përmes prerjeve shumë të vogla. Për të nxjerrë organin, bëjmë një prerje ndoshta 12 cenritetra ose më pak mbi zonën e legenit”, thotë mjeku.

Dhuruesit kanë më pak dhimbje, më pak komplikacione dhe shërim më të shpejtë sesa me një procedurë tradicionale.

Dhe mëlçia e një dhuruesi dhe marrësi menjëherë fillon të shërohet pas operacionit. Pjesa e mëlçisë së dhuruar – në këtë rast 33% – rigjenerohet përsëri në madhësi të plotë, në më pak se 8 javë.

“Dy javë më vonë, më duket sikur nuk kam kryer fare operacion,. Është e habitshme”, thotë Nikko.

Qëllimi i doktor Kwon është të zgjerojë programin e Klinikës Cleveland dhe të rrisë disponueshmërinë e kësaj teknologjie. Ndërsa qendrat e mëdha mjekësore në Azi e kryejnë rregullisht këtë procedurë, Klinika Cleveland është vetëm qendra e dytë mjekësore në Sh.B.A që e ofron atë. Dhe Dr. Kwon është një nga një pjesë e vogël e kirurgëve në botë që mund të përdorin këtë teknikë. Ai dhe Nikko shpresojnë se kjo procedurë do të inkurajojë njerëz të tjerë të bëhen dhurues të mëlçisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas arrestimit të nënës/ Merret në mbrojtje vajza e dhunuar, daja dhe tezja kërkojnë ta strehojnë

Publikuar

-

Nga

Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Disa minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna çnjerëzore ndaj të miturës, institucionet reaguan menjëherë. Policia mori në pyetje njerkun dhe më pas shoqëroi nënën 41-vjeçare. Oficerët e Policisë Gjyqësore morën videon e dhunës dhe më pas dëshminë e vajzës.

“Fiks Fare” u interesua gjatë gjithë kohës për sigurinë dhe akomodimin e dy fëmijëve, duke mbajtur kontakte me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Alma Tandili, kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve tha për gazetarët e “Fiks Fare” se gruaja është arrestuar menjëherë nga policia, pasi “videoja e dhunës ishte tepër e rëndë”.

Sipas saj, familja ka qenë problematike, ndërkohë që vajza e dhunuar është pyetur në polici në prezentë të psikologëve. “Vajza është asistuar gjatë gjithë kohës nga psikologët e agjencisë” tha Tandili, ndërkohë që pohoi se mbrëmjen e së hënës vajza është strehuar në një qendër për fëmijët, duke mos dhënë adresën e saktë për shkak të sigurisë së të miturës.

Fiksi e pyeti për akomodimin e përhershëm të 13-vjeçares, ndërsa Tandili pohoi se ligji parashikon se fillimisht pyetet fëmija dhe më pas vendoset. “Deri tani, daja dhe tezja kanë kërkuar të strehojnë vajzën. Në do të verifikojmë kushtet sociale dhe ekonomike të dy familjeve dhe më pas do vendosim se ku do të akomodohet. Do të monitorojmë gjithçka” thotë Tandili.

Ndërkohë, në lidhje me dosjen ndaj nënës 41-vjeçare, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës tha se, krahas policisë dhe prokurorisë, punonjësit e saj do të bëjnë kërkesë në gjykatë në lidhje me kujdestarinë e vajzës 13-vjeçare.

LEXO EDHE:  Thirrja shpërthyese e ish-socialistit/Rama të lërë mbledhjet e kabinetit të tutkunëve!

LEXO EDHE:  E rëndë/ Refugjatja shqiptare vdes në qendrën e azilit në Gjermani

“Kërkesa për kujdestarinë do të depozitohet njëkohësisht me kërkesën për masë sigurimi brenda 72 orëve nga ndalimi” tha ajo. Më pas, është gjykata e cila do të vendosë nëse do e miratojë apo jo. Gjithsesi, Tandili theksoi se, nëse vajza kërkon të takojë nënën dhe të krijojnë raporte, atëherë ajo do të lejohet dhe nëna të pranojë gabimin që ka bërë.

“Fiks Fare” bisedoi edhe me psikologen Denada Toçe, e cila tha se ngjarje të tilla ndodhin pasi janë pasojë e shoqërisë. Sipas saj, kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe e kaluara e nënës, mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje. Psikologia tha se më e mira për vajzën është strehimi te familjarët, pasi kjo do të mundësonte edhe rehabilitimin e saj.

Top Channel

LEXO TE PLOTE

Sociale

100 vjet Parlament/ Deputetët i lirojnë karriget qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert për vizitorët.

Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se ditën e nesërme, nga ora 10:00-20:00, dyert e  sallës së seancave plenare të Kuvendit do të jenë të hapura.

Në kuadrin e veprimtarive për festimet është programuar edhe “Dita e Dyerve të Hapura”.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e 17 Majit/ Rama zbulon dy kërkesat e tij për Bashën

LEXO EDHE:  Thirrja shpërthyese e ish-socialistit/Rama të lërë mbledhjet e kabinetit të tutkunëve!

“Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE