Connect with Us

“Plazh i lirë”/ Pesë biznesmenë nën hetim

Sociale

“Plazh i lirë”/ Pesë biznesmenë nën hetim

Publikuar

-

pVijon operacioni “Plazh i lirë”, përgjatë të gjithë bregdetit.

Policia njofton se në bregdetin e Himarës dhe Durrësit janë liruar nga  1 000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu hetimet në gjendje të lirë nga nisur edhe për pesë pronarë subjektesh me akuzat “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Himarë-Durrës

Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.

Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë  e çadra.

Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.

Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  Veprime të turpshme me të mitur/ 30 vjeçarit i vihen prangat

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.

Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit  D.D. e SH.P.,  për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“.  Operacioni vijon./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

12 km për një certifikatë! Skandali në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Mbi 10 mijë banorë të Balldrenit të Lezhës, u duhet të bëjnë afro 12 km për të marrë një certifikatë, apo një tjetër shërbim nga Zyra e Gjendjes Civile.

Atyre u duhet të udhëtojnë drejt Blinishtit, pasi Zyra e Gjendjes Civile është mbyllur tashme prej një muaji. Shkak për këtë është bërë dalja në pension të punonjëses, ndërkohë që Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Brendshme, ende nuk e kanë miratuar zëvëndësuesen e re.

Kjo situatë, ka sjellë shqetësime tek banorët, pasi e gjithë zona duhet të presë që të vijë një zëvëndësuese nga një fshat tjetër.

LEXO EDHE:  Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

LEXO EDHE:  Të dehur, me shpejtësi dhe pa leje drejtimi/ Policia rrugore “tund” prangat dhe gjobat

Administratori i Balldrenit Sandër Marashi, shprehet se instancat shtetërore duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi është e papërballueshme të udhëtosh 12 km apo të presësh një herë në jave për një certifikatë.

Në realitet është e mbyllur për 4 ditë sepse ditën e premte vjen një e zyrës së Blinishtit. Ditën e premte kryhen nevojat e qytetarëve. Në realitet krijon problem pasi ka njerëz që kërkojnë shërbimin për sa i përket disa certifikatave. Ish punonjësja ka dal në pension dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i saj“, shprehet Marashi për Shqiptarja.com.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasurimi i liqeneve me peshk, hidhen 300 mijë rasate krapi në Prespë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin e liqeneve të vendit me rasate peshku. Ndalesën e radhës ministri Bledi ÇuÇi e bëri në liqenin e Prespës, ku nisi procesi i hedhjes së rreth 300 mijë rasateve të krapit.

“Sot jemi në liqenin e Prespës ku do të hedhim rreth 300 mijë rasate të krapit, i cili është një krap specifik për ujërat e këtij liqeni. Ky rasat është përgatitur në qendrën që ne kemi këtu. Kjo është një sasi e konsiderueshme për liqenin. Rasati këtu është më i rritur sepse ka nevojë të jetë më i formuar. Besoj se me këtë sasi kemi një pasurim të konsiderueshëm të liqenit. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për peshkatarët. Liqeni i Prespës është model përsa i përket menaxhimit nga Organizata e Peshkatarëve. Nuk ka pothuajse fare gjueti të paligjshme të peshkut”, tha ministri Çuçi.

LEXO EDHE:  Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

LEXO EDHE:  Veprime të turpshme me të mitur/ 30 vjeçarit i vihen prangat

Gjatë këtij viti zënia e krapit në liqenin e Prespës është rritur ndjeshëm, duke kapur sasinë rreth 100 kuintalë tregojnë peshkatarët. Javë më parë ministri Çuçi ishte i pranishëm edhe në liqenet e Ohrit dhe Fierzës, ku nisi gjithashtu pasurimi me rasate korani e krapi. Në liqenin e Ohrit sivjet është hedhur sasia më e madhe ndonjëherë; mbi 1.5 milionë rasate korani, ndërsa në Fierzë rreth 160 mijë rasate krapi. Ministria e Bujqësisë do të vijojë mbështetjen për peshkimin, si një prej sektorëve me rritjen më të madhe në vend.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bankat blejnë valutë/ Euro kërcen në nivelin më të lartë në 9 muaj

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë.

Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin.

Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së përbashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.

LEXO EDHE:  Zbardhen provat e Prokurorisë/ Rexhep Rraja tentoi ta rrihte Xhisielën dhe në Komisariat

LEXO EDHE:  Video-2500 euro për të kaluar kufirin/ Në pranga dy trafikantët

Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që sot u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.

Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes.

Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar./Monitor

LEXO TE PLOTE