LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakistani tregon "dhëmbët"/ Kërcënon me "luftë deri në fund"

15 Gusht 2019, 19:36, Kosova & Bota CNA
Pakistani tregon "dhëmbët"/ Kërcënon me

Dy fuqitë atomike janë në konflikt për territorin e Kashmirit. Tani Pakistani e kërcënon Indinë me një hap të mëtejshëm. Paqja botërore vihet kështu në rrezik.

“E paralajmëroj kryeministrin e Indisë Narendra Modi, se reagimi ynë do të jetë edhe më i fortë”, tha Khan në një fjalim në Ditën e Pavarësisë së Pakistanit. “Forcat tona të armatosura dhe i gjithë kombi ynë janë të gatshëm të reagojnë.” Khan kërcënoi me “një luftë deri në fund”. Ka ardhur koha, që India “të marrë një mësim”, tha Kahn në parlament në Muzaffarabad në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

India dhe Pakistani janë në konflikt që prej 70 vjetësh për rajonin e Himalajeve Kashmir. Për këtë rajon janë zhvilluar dy luftëra deri tani. Të dy fuqitë atomike kontrollojnë nga një pjesë të Kashmirit, ndërsa një pjesë tjetër e këtij rajoni i përket Kinës.

Kashmiri eventualisht temë e Këshillit të Sigurimit këtë javë

Meqënëse qeveria në Indi në fillim të javës së kaluar pjesës së vet të Kashmirit ia shfuqizoi statusin e autonomisë, Pakistani u kërkoi vendeve të Këshillit të Sigurimit në OKB që të organizojnë një mbledhje të posaçme. Nga qarqet diplomatike thuhet, se kjo temë ndoshta do të vendoset gjatë kësaj jave në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

Autonomia e deritanishme i siguronte pjesës indiane të Kashmirit ndër të tjera një kushtetutë të vetën dhe kompetenca të zjgeruara. Shumë qytetarë të Kashmirit janë kundër rregullores së re. Dhjetra mijë ushtarë janë dërguar në rajon për të parandaluar protestat kundër qeverisë në Nju Delhi. Interneti dhe telefonat janë bllokuar. Eshtë vendosur ndalim qarkullim. Me rregullin e ri kryeministri i Indisë Modi do që ta integrojë më fort këtë rajon në Indinë me shumcëc të besimit hinduist./ DW

Lajmet e fundit nga