Connect with Us

Paketa antishpifje/ Meta sulmon Qeverinë, del në krah të mediave

Politikë

Paketa antishpifje/ Meta sulmon Qeverinë, del në krah të mediave

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta nuk e ndal “luftën” në distancë me Qeverinë. Ai sot ka reaguar, lidhur me paketën antishpifje.

Sipas Metës, çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë ndërsa deklaron se duhet marrë në shqyrtim sugjerimet e bëra nga komuniteti i gazetarëve.

“Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.  Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend”, thuhet në reagimin e Metës.

Deklarata e plotë:

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”, shkruan Meta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër të vrarë në Bulevard/ Tahiri akuza të forta Bashës ?

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, ka folur sot me tone të forta në lidhje me akuzat në drejtim të tij dhe vendimin e Gjykatës, dy ditë më parë e cila rrëzoi tre akuzat kryesore, por e shpalli fajtor për shpërdorim të detyrës.

Saimir Tahiri e cilësoi këtë si jo drejtësi e plotë dhe paralajmëroi se betejës së tij për të vërtetën do i shkojë deri në fund.

Por, Saimir Tahiri ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa riktheu në vëmendje 21 janarin e vitit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, katër persona u vranë në Bulevard, kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha.

“Minstri i Brendshëm dhe nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë në bulevard? As Kryeministri? Ministër i Mbrojtjes nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur la të vdekur 28 burra, gra e fëmije në Gërdec?

Askush, ministër a kryeministër që në këto 30 vjet ka vjedhur paratë e shqiptarëve sa është shqepur, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre?”-tha ndër të tjera Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Saimir Tahiri flet për rikthimin në politikë/ Bën dhe “mea culpa”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur rreth procesit të tij gjyqësor maratonë dhe vendimit të Gjykatës.

Por, ndërsa është pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në politikë, ai deklaroi se nuk e ka menduar rikthimin në politikë dhe se e vetmja çështje në të cilën është përqendruar është rruga e drejtësisë.

Tahiri theksoi se ka marrë mijëra mesazhe nga kolegë dhe nga qytetarë të thjeshtë që i kanë besuar gjatë kësaj kohe, ndërsa shpehu keqardhjen për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Kam marrë mesazhe nga ish kolegët po s’besoj se ka kuriozitet për publikun. Komunikoj normalisht me disa por kjo nuk është kuriozitet për ju dhe publikun. Por jam i lumtur që kam marrë mijëra sms nga qytetarët edhe pse ishte sakrificë të besoje tek unë.”-tha Tahiri.

Më tej, i pyetur se nëse është kjo drejtësia që donte kur votoi reformën në drejtësi, Tahiri nuk ka nguruar të bëjë edhe një “mea culpa”, për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtesinë që kërkoj. Unë nuk hy te ata që do mjaftonte vendimi im që të them drejtësia nuk funksionoi edhe sikur vendimi ndaj meje te ishte i gabuar do ishte nëse sistemi do ishte i gabuar. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësisht dhë atyrë që u kemi rënë në qafë. Unë e kam kuptuar shumë vonë këtë por më vjen shumë keq.”–u shpreh Tahiri.

Sa i takon një rikthimi në PS, Tahiri tha se “Sa i takon rikthimit, sështë patjetër në qeverisje, sdo të thotë të kesh një karrige. S’e kam menduar këtë cështje tani. Po luftoj për të drejtën time deri në fund. Pastaj nuk e ka në dorë partia karrierën time, e kam vetëm unë. Më lini ti shkoj deri në fund drejtësisë sime.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i dërgoi mesazh pas vendimit të Gjykatës?/ Ja si përgjigjet Tahiri

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të sqaruar sikurse kishte paralajmëruar, të vërtetën e tij, pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda e cila rrëzoi tre akuzat kryesore ndaj Tahirit, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre.

Gjatë deklaratës, Tahiri e ka cilësuar këtë si drejtësi jo e plotë dhe ritheksoi se do ti shkojë deri në fund betejës së tij.

Por, ndërsa ish-ministri tha se pas vendimit të Gjykatës ka marrë mesazhe nga miq dhe dashamirës, ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse i ka ardhur ndonjë mesazh nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk e kuptoj pse duhet te me pyesni a ka folur kryeministri për kete vendim. S’kam folur fare. Rruges se drejtësise i shkoj vete përpara.”-u përgjigj ish-ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE