Connect with Us

“Me 30 Qershor pati grusht shteti”/ Perla e radhës e çunit të Fahriut

Politikë

“Me 30 Qershor pati grusht shteti”/ Perla e radhës e çunit të Fahriut

Publikuar

-

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka thënë se me 30 Qershor u organizua një grusht shteti.

“Grusht shteti i organizuar nga vetë kryeministri. Të gjithë njerëzit që morën pjesë në këtë grusht shteti do të përgjigjen para drejtësisë. PD nuk është këtu për pazare politike. Por Shqipëria nuk e duron dot më politikën dhe ekonominë që frymëzon Edi Rama”, ka thënë Balliu në studion e News24.

Ish deputeti që ndryshe njihet si çuni i Fahriut, ka komentuar qëndrimin e PD në lidhje me aksionin opozitar.

“Nuk po lozim për karrige, duam të ndryshojmë sistemin. Ky sistem duhet zhdukur. Këtu kemi të bëjmë me një organizatë që kanë lidhje të pandashme me krimin e organizuar. Kemi të bëjmë me një partneritet të Edi Ramës, të qeverisë me krimin”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Paloka në mbrojtje të Balliut/ “Ta zhdukim këtë kryeministër”

Sipas të njëjti t’i kërkosh Edi Ramës të organizojë zgjedhje, është njësoj si t’i kërkosh hajdutëve të Rinasit të organizojnë sigurinë.

“Ky e organizoi vjedhjen e zgjedhjeve. Si mund të presim që ky njeri të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky nuk mund të organizojë asgjë jo zgjedhje. Vetëm veten e tij dhe avokatin mund të angazhojë pasi nesër do jetë para gjykatave”, tha Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Video- Çuni Faros tregon pse u bë deputet/ Që të reprezantojë qytetarët

LEXO EDHE:  Profecia e çunit të Fahri Balliut/ Rama i ka ditët e numëruara

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahri Balliut kërcënon kryeministrin Rama

LEXO EDHE:  Video- Çuni Faros tregon pse u bë deputet/ Që të reprezantojë qytetarët

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE