Connect with Us

“Mbani frymën”/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Lajm i Rekomanduar

“Mbani frymën”/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ndeshjen Liverpool-Chelsea, duke mos anashkaluar edhe lajmet që kanë lidhje me komentatorët.

“Superkupa e Europës dhe “çuditërisht” shkëlqejnë me mungesën e tyre, çifti i bigë-ve të futbollit televiziv shqiptarë që kanë mbërthyer në ankth përgjatë gjithë verës me lajme e kundërlajme portalesh, mbarë hapësirën shqipfolëse dhe më gjërë. Në koment nuk qenka Shako, në drejtim të panelit analitik për ndeshjen, nuk qenka Ilda..”, thumbon gazetari Hoxha.

Postimi i plotë:

Mbani frymen njerez, te medhenjte e futbollit boteror kane dale ne fushe…
Liverpool vs Chelsea
Superkupa e Europes …
dhe “cuditerisht” shkelqejne me mungesen e tyre, cifti i big-ve te futbollit televiziv shqiptare qe kane mberthyer ne ankth per gjate gjithe veres, me lajme e kunderlajme portalesh, mbare hapesiren shqipfolese dhe me gjere…
Ne koment nuk qenka Shako, …
ne drejtim te panelit analitik per ndeshjen, nuk qenka Ilda…
A sa bukur a…
E megjithate toka rrotullohet,
e megjithate topi eshte i rrumbullaket,
dhe futbolli mbetet po aq magjik edhe nen komentin e Andi Nurajt ne Vizion Plus.../CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Skandali i ARRSH/ Bllokon pagesat për mirëmbajtjen e rrugëve

Publikuar

-

Nga

Prej disa vitesh, Banka Botërore investon me mijëra euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri.

Por, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka penalizuar projektin më të rëndësishëm të Bankës Botërore në vendin tonë, i cili mbi të gjitha synon rritjen e sigurisë rrugore, për shmangien e aksidenteve.

BB është financues i projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”, me një vlerë prej 65.9 milionë eurosh.

Por, burime për CNA.al bëjnë të ditur se prej muajit prill, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve nuk paguhen nga ARRSH, gjë që të çon në dyshime të forta për afera korruptive.

Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato ka stopuar pagesat, dhe mesa duket diçka pret. Por, ndërsa drejtoresha penalizon një prej projekteve më të rëndësishme të BB-së, fatura deri tani ka shkuar në rreth 3 milion euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Akuzat e PD-së për Mark Babanin/ Prokuroria vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është vënë në lëvizje, pas akuzave publike që Partia Demokratike ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar Babanit dorëzimin e shenjave të gishtave, në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Pafajësia e Kajmakut, si një alibi e pamjaftueshme

Publikuar

-

Nga

Dje mediat proqeveritare raportuan lajmin se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Janinës, në lidhje me një çështje, ku akuzohej për falsifikim parash.

Në fakt ai u akuzua nga opozita disa kohë më parë se kishte fshehur dënimindhe se ndaj tij kishte një proçes penal në Greqi, ç’ka e bënte atë subjekt të ligjit të dekriminalizimit, sepse duhet të hetohej nga prokuroria, pasi kishte fshehur ndalimin nga policia dhe proçedimin penal në Greqi.

Në fakt, mediat e majta u përpoqën ta shpallnin si dështim të opozitës, dhe të nxirrnin në pah fitoren e tyre me Kajmakun, duke thënë se ai kishte marrë një vendim gjykate, ku shpallej i pafajshëm.

Por, si qëndron e vërteta në këtë rast?

Ligji i Dekriminalizimit e thotë qartë. Agim Kajmaku, apo të gjithë “Kajmakët” e tjerë duhet të deklarojnë ndalimin apo procedimin penal të bërë në një vend jashtë Shqipërisë apo në vendin tonë për një çështje të caktuar. Me detyrim e ka këtë deklarim çdo zyrtar i lartë i politikës, kryetaët e bashkive, deputetët etj, përfshirë dhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Pra, Agim Kajmaku nuk është denoncuar nga Partia Demokratike se ishte apo nuk ishte i pafajshëm. Se kishte apo nuk kishte proçes gjyqësor. Partia Demokratike ka denoncuar me letra, me dokumenta zyrtare, se Agim Kajmaku ishte ndaluar në Greqi, më pas ishte zhvilluar një proçes gjyqësor dhe ai ishte dëbuar prej atje. Gjë të cilën Kajmaku nuk e ka shkruar në deklaratën e tij të pastërtisë së figurës, të dorëzuar pranë KQZ-së. Kjo është ajo që e penalizon Kajmakun dhe jo vendimi.

Ai mund të ketë dalë i pafajshëm, por ligji i Dekriminalizimit, mënyra si është shkruar apo ndërtuar, e çon nën akuzë Agim Kajmakun, minimalisht për veprën e mashtrimit, pasi kështu e detyron ky ligj. Të gjitha të tjerët, çfarë flitet nga media dhe politika janë fjalë pazari.

Pra, ligji i Dekriminalizimit e ka të qartë dhe të theksuar. Duhet deklaruar proçedimi, ndalimi etj. Dhe kështu ka ndodhur me Kajmakun. Ai është ndaluar dhe është proceduar, pavarësisht se dje ka dalë i pafajshëm.

Në qoftë se do ta shkruante se ishte në një procedim të tillë në Greqi, Zoti Kajmaku ishte në të drejtën e tij dhe skishte asnjë lloj problemi.

Në momentin që ligji është bërë në këtë formë, duhet respektuar ashtu siç është ndërtuar.  Ose të ndryshohet ligji, por nuk ka fuqi prapavepruese. Kështu që rasti “Kajmaku” është një rast tjetër edhe më i rëndë se Valdrin Pjetri.

Sepse në rastin e Valdrin Pjetrit, ku ka një të përbashkët që po ua quajmë të dyve se nuk ishin në dijeni, pasi edhe Gjykata në Greqi thotë se nuk ka qënë në dijeni të proçedimit të mëtejshëm penal, dhe të dy kanë qënë në dijeni të faktit se janë ndaluar apo shoqëruar nga policia për një X vepër penale.

Por, në rastin e Valdrin Pjetrit, ai u tërhoq, kërkoi edhe ndjesë publike, ndërsa Agim Kajmaku heshti, e mohoi dhe vazhdoi procedurat gjyqësore, deri disa ditë më parë ku mori dhe vendimin e pafajsësi.

Tani me këtë vendim pafajësie, ai kërkon që t’i hedhë hi syve publikut dhe politikës dhe palët të përplasen tani, kanë apo nuk kanë të drejtë.

Agim Kajmaku, edhe një herë e përsërisim se mund të jetë i pafajshëm dhe është shpallur i tillë nga Gjykata e Greqisë, por ai është proçeduar, ai është ndaluar, ka pasur një hetim dhe një dëbim ndaj tij. Këtë ai e ka fshehur dhe ligji i Dekriminalizimit e penalizon dhe kjo nuk ka diskutim.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga të tilla problematika është ndryshimi i ligjit. Siç e përmendem edhe më lart, ligji është i qartë dhe e çon nën akuzë Agim Kajmakun. Të gjitha të tjerat janë fjalë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE