Connect with Us

Marrëveshja për patentat me Italinë/ Cakaj jep lajmin e mirë për shqiptarët

Politikë

Marrëveshja për patentat me Italinë/ Cakaj jep lajmin e mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka dhënë sot një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë, që jetojnë në Itali apo që vizitojnë këtë shtet.

Në një postim në rrjetet sociale, Cakaj njofton për arritjen e  “Marrëveshjes ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit”.

Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin apo pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.” shkruan Cakaj.

Gjithashtu, ai njofton shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, se nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i mirë për shqiptarët në Itali!

Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019 !

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane. Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikëmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

5 orë heshtje në Gjykatë/ Paloka: Dikush të çlirojë gjyqtarët

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar pesë orë pritje për publikimin e vendimit të Gjykatës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish deputeti demokrat, Edi Paloka e ka ironizuar këtë fakt duke shkruar në një status në rrjetet sociale: “Dikush të çlirojë gjyqtarët…”

Mesa duket Paloka ka dashur të thotë se gjyqtarët janë marrë “peng”. Ndërkohë holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë, por edhe mbështetës të ish ministrit që vijojnë të jenë në pritje të vendimit. Trupi gjykues është mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vonesa në favor të Tahirit”/ Ngjela: Do të ketë konflikt të brendshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vonesa për dhënien e vendimit nga Gjykata për Krimet e Rënda është në favor të ish ministrit, Saimir Tahiri.

“Vonesa është në favor të Tahirit. Do të jetë ndarë Gjykata. Ose vendosin ta japin që sot vendimin e arsyetueshëm, ose kanë marrë vendimin dhe po e arsyetojnë. Do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve, në kuptimin e provave indirekte. Të shohim sa do t’i arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi”, u shpreh Ngjela në studion e lajmeve në RTV “Ora”.

Prej më shumë se katër  orësh, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Tiranës kërkon Kopshtin Botanik/ Panariti: Dhunë mbi botën akademike

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për t’i kaluar Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.  Sipas Panaritit shkëputja e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës është një dhunë e mirëfilltë mbi botën akademike.

“Shkëputja e Kopështit Botanik nga Universiteti i Tiranës, e gjymton rëndë dhe në menyre te pariparueshme atë por mbi të gjitha rrezikon ruajtjen, zhvillimin dhe studimin e florës shqiptare”, shkruan mes të tjerash Panariti.

Postimi i plotë:

Perse shkeputja e Kopeshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës eshte nje dhunë e mirefillte mbi botën akademike ? Ja si percaktohet ne fjaloret enciklopedike, qellimi dhe misioni i Kopeshtit Botanik! Kopeshti Botanik, administrohet pergjithesisht nga universitetet ose institutet kerkimore shkencore, kjo sepse nder te tjera ata perfshijne herbariume dhe programe kerkimi mbi taksonomine e bimeve. Misioni i tyre eshte qe te ruajnë ne menyre te dokumentuar floren kombetare per ruajtjen, kerkimi shkencor dhe mbi te gjitha edukimin e brezit te ri me vlerat e kesaj pasurie kombetare dhe boterore. Kopeshti Botanik i pare universitar ka qene kopeshti botanik madheshtor i liceut të Teofrastit ne Greqine antike. Universitetet e periudhes se rilindjes Italiane, i kishin kopshtet botanike, diamante te krenarise dhe te prestigjit të tyre.. Ndersa sot Universitetet e Oxford dhe Cambridge, krenohen me kopshtet botanike, te cilat janë museume të mirefillta dhe pasuri akademike dhe taksonomine.. Shkeputja e Kopeshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës, e gjymton rende dhe në menyre te pariparueshme ate por mbi të gjitha rrezikon ruajtjen, zhvillimin dhe studimin e flores shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE