Connect with Us

Mafiozët e politikës/ Spartak Ngjela zbardh skemën e të inkriminuarve

Lajm i Rekomanduar

Mafiozët e politikës/ Spartak Ngjela zbardh skemën e të inkriminuarve

Publikuar

-

ngjela analize

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rastin e Valdrin Pjetrit, duke analizuar lidhjen e tij me politikën.

Sipas Ngjelës, nuk ka më të paturpshëm sesa të korruptuarit e politikës së lartë të një shteti të kapur nga krimi, si Shqipëria e sotme.

“I akuzuari i fundit i lidwrshipit të PD-së, socialisti i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, më parë, na paska qenë në një post kyç të emëruar nga kryeministri Berisha në vitin 2010-2013. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Trajtimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nga “Task Forca” e Krimit të Organizuar, Mafies dhe Terrorizmit.
Shumë i kanë dhënë atëherë të akuzuarit të tyre. Pse kaq shumë?

Po, tani duhet të pyesim: çfarë na paska kapur Partia Demokratike me zërin e Lulzim Bashës? Paska “kapur” një bashkëpunëtorin e vet. Po mirë, budallenj i dinë shqiptarët këta?”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Rreth çështjes së Valdrin Pjetrit

Nuk ka më të paturpshëm sesa të korruptuarit e politikës së lartë të një shteti të kapur nga krimi, si Shqipëria e sotme!
Shikoni se çfar po ndodh në Shqipëri!

l.
Ja si po rezulton rasti i deputetit të Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri, të akuzuar nga krerët e Partisë Demokratike, si i dënuar në Itali për trafik droge në vitin 2004, dhe e konfirmuar kjo edhe nga Zëri i Amerikës.

I akuzuari i fundit i lidërshipit të PD-së, socialisti i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, më parë, na paska qenë në një post kyç të emëruar nga kryeministri Berisha në vitin 2010-2013. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Trajtimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nga “Task Forca” e Krimit të Organizuar, Mafies dhe Terrorizmit.
Shumë i kanë dhënë atëherë të akuzuarit të tyre. Pse kaq shumë?

Po, tani duhet të pyesim: çfarë na paska kapur Partia Demokratike me zërin e Lulzim Bashës? Paska “kapur” një bashkëpunëtorin e vet. Po mirë, budallenj i dinë shqiptarët këta?

Po, si mund të besohen më këta njerëz pa asnjë kod moral që drejtojnë shoqërinë shqiptare! Si mund të emërohet Mafia për të administruar pronat e Mafies!
Por, pas kësaj, emërtuesit e mafiozit menaxher pronash të pakontabilizuara, e denoncojnë të emëruarin prej tyre si trafikant droge, të dënuar në Itali. (!) E shihni sesa punë ka përpara Byroja Kombëtare e Hetimit në këtë çështje gjatë muajit shtator-tetor?

ll.
Jënë disa të huaj që më kanë thënë këto ditë: “kaq poshtë paska rënë ky vendi juaj i mjerë, dhe shqiptarët, kaq pa fare aftësi janë që e kanë lënë gjendjen të rrjedhë kështu?”.
Dhe kanë të drejtë… Por, shtypja e korrupsionit shqiptar nuk ishte aq e lehtë sa iu duket gazetarëve apo studiuesve të huaj. Duhet forcë për shkuljen nga rrënjët e kësaj të keqeje shqiptare njëqindvjeçare. Dhe forca më në fund u gjet.

lll.
Por, ka edhe më, në rastin Pjetri.
Edhe Rama, në pushtet me Metën, në vitin 2013 -2014, e mbajti sërish në të njëjtin post Valdin Pjetrin, atë që kishte dhënë Sali Berisha: drejtiror i përgjithshëm për pronat e konfiskuara të mafies dhe terrorizmit. Paska qënë stafetë e korrupsionit dypartiak Valdrin Pjetri. Kështu po rezulton. Atëhere, denoncimi i Lulzim Bashës, ose është lojë, ose aksident i ardhur nga mendjetrashësia e tij

LEXO EDHE:  “Po i bie me shqelm një dere të hapur”/Aktivisti nxjerr zbuluar Ramën

E kuptoni se cilët janë këta? Një trafikant kanë vënë të menaxhojë pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara të Mafias, që të dyja palët e larta të politikës shqiptare. Domethënë, Mafia administron Mafien. Të jetë një rastësi kjo? Kurrë nuk mund të jetë rastësi.

Por ka edhe më.
Në vitin 2014-2016, Rama e emëron Valdin Pjetrin drejtor të Pronave të Ministrisë së Mrojtjes. Sepse korrupsioni shqiptar
i ka përpirë të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes. Edhe këtu ka shumë punë Byroja Kombëtare e Hetimit, sepse një vit më vonë, po ky Pjetri, është emëruar drejtor i demontimit të armatimit. Eh, sa punë që paska Byroja Kombëtare e Hetimit në këtë çështje!

Dhe kudo me pronat shtetërore, po na del në pah se ka punuar ky Pjetri, një trafikant, i cili, për çudi, edhe të atin e ka pasur ndërkohë nëndrejtor të përgjithshëm të KESH-it . Por, në vitet 2018-2019 ka qenë edhe drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave të Shqipërisë.
E shihni se kush e drejton shtetin shqiptar! Dhe shqiptarët prisnin zhvillim…

IV.
Por historia e hetimit të krimit shtetëror na ka mësuar se, gjithmonë të tremburit nën hetim gabojnë, ngaqë nuk e kanë më qetësinë mendore. Sepse, përse e denoncoi Partia Demokratike njeriun e vet kur ky u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës? Kjo është pika kyç e hetimit të kësaj çështjeje.

Është humbja e ekuilibrit e lidershipit të Partisë Demokratike, apo ka qenë kombinacion i politikës së fshehtë perëndimore ajo që i ka hedhur këtu? Sepse, logjikisht, nuk kuptohet: Valdin Pjetrin ia kanë kapur Berishës, apo Ramës. Apo që të dyve? për t’i çuar bashkë përpara Byrosë Kombëtare të Hetimit me thëniet dhe pohimet e tyre.

Them se kjo e dyta është mundësi, pasi është brenda mënyrës dhe metodës amerikane të hetimit. Të shohim…
Por tani, në prag të strukturimit të SPAK-ut, i duhen drejtuar pyetjet vetë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dhe, në fakt, kjo Byro tani nuk ka vështirësi hetimi, sepse “heronjtë” kanë folur vetë. Por pyetja kryesore është kjo:
Pse e denoncove ti Basha Ramën për Pjetrin, kur ju vetë keni punuar me këtë të inkriminuar?

E shihni se çfarë komedie po luajnë të korruptuarit e sotëm të Shqipërisë së varfëruar deri në ekstrem? Janë pikërisht këta që e kanë qeverisur Shqipërinë në 30 vjet!
Kjo, sigurisht që një komedi është, por biletat i paguajnë shqiptarët e varfër që mezi sigurojnë bukën e gojës.

Aleatët tanë duhet të shpejtojnë. Këta të korruptuar që drejtojnë shtetin janë dëmprurës të rrezikshëm antishoqërorë në çdo orë që ikën. Këtë duhet të ketë parasysh politika amerikane, sepse shqiptarët po presin me ankth të dalin nga një tragjedie njëqindvjeçare që është luajtur mbi shpinën e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Fitorja kundër kanabisit/ Basha: Rama po trumbeton një luftë fallso kundër drogës

LEXO EDHE:  Basha zbut tonet me Ramën/ "I uroj shëndet e forcë të përballojë këtë situatë"

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  “Po i bie me shqelm një dere të hapur”/Aktivisti nxjerr zbuluar Ramën

LEXO EDHE:  “Rama po ndjek të njëjtën strategji ”/ Berisha: Ai ka urrejtje të sëmurë për veriun

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  “Rama po ndjek të njëjtën strategji ”/ Berisha: Ai ka urrejtje të sëmurë për veriun

LEXO EDHE:  Rama nga Fieri/E sigurt, më 18 qershor ka zgjedhje

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: