LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Jepuni mundësinë demokratëve të Shkodrës të fitojnë Bashkinë"/ Thirrja e fortë Edvin Kullurit

15 Gusht 2019, 08:23, Aktualitet CNA
'Jepuni mundësinë demokratëve të Shkodrës

Valdrin Pjetri, duket se nuk do të arrijë ta gëzojë karrigen e kryebashkiakut të Shkodrës.

PD, ka publikuar dokumenta që vërtetojnë se Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, në vitin 2003.

Tashmë në lojë ka hyrë edhe Prokuroria, e cila i është drejtuar shtetit italin me anë të një letër pororosie për “rastin Pjetri”.

Në këto kushte pritet që zgjedhjet për kryebashkiak të paktën në Shkodër të ripërsëriten.

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, ka apeluar Lulzim Bashën që mos ta privojë Shkodrën nga fitorja.

‘Jepuni mundësinë demokratëve të Shkodrës të fitojnë Bashkinë”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga