Connect with Us

Horoskopi, e enjte, 15 Gusht 2019

Sociale

Horoskopi, e enjte, 15 Gusht 2019

Publikuar

-

Dashi

Dikush që zakonisht është mjaft introvert nuk do të jetë aspak i turpshëm sot, sepse ai ose ajo ka ndonjë lajm të shkëlqyer dhe dëshiron ta ndajë atë me botën! Duhet të përpiqeni të tregoni sa më shumë entuziazëm dhe mbështetje.

Demi

Shanset janë të mëdha për realizimin e një prej projekteve tuaja. Duhet të keni intensitetin e nevojshëm për të qenë të fokusuar në qëllimet tuaja. Thashethemet boshe janë një humbje kohe dhe ju e dini këtë.

Binjakët

Sot pastroni ndërgjegjen duke thënë më në fund atë që keni dashur t’i thoni dikujt. Shqetësimet tuaja mund të shndërrohen në paranojë. Përpiquni të qetësoheni dhe t’i mendoni gjërat në mënyrë të qetë.

Gaforrja

Një marrëdhënie e re profesionale po fillon dhe do të merrni më shumë shpërblime ndërsa ditët kalojnë. Ju mund t’u jepni lamtumirën trazirave emocionale në këtë fushë të jetës suaj.

Luani

Arritjet janë të larta në jetën tuaj, gjë që nuk është vetëm emocionuese, por edhe një shenjë e mirë që po i afroheni suksesit që dëshironi. Sidoqoftë, duhet të keni kujdes me njerëzit që mund të mos kenë interesat. Dikush mund të jetë duke hartuar një skemë kundër jush.

Virgjëresha

Sot do të keni ndjesinë se dikush po ju fsheh disa informacione. Pavarësisht nëse keni të drejtë apo jo, kjo ndjenjë e shqetësuar nuk do të largohet derisa të arrini që të merrni përgjigje. Pyeteni këtë person nëse ka ndonjë gjë që duhet t’jua thotë.

Peshorja

Ju pëlqen të bëni shumë shpenzime sa u përket veshjeve, por sot do t’ju duhet të kurseni. Gjeni mënyra më krijuese për t’u dëfryer. Situata ekonomike aktuale nuk është në momentin më të mirë.

Akrepi

Një vijë e hollë e ndan vetëbesimin me arrogancën. Duhet të tregoheni më modest në një grup shoqëror. Sa u përket financave, gjasat janë që të merrni disa lajme interesante.

Shigjetari

Sot idetë dhe ëndrrat tuaja do të jenë shumë më interesante se zakonisht. Nëse keni mundësi të pjesë një sasi të mirë kohe vetëm sot, atëherë bëjeni këtë. Me të vërtetë do të kënaqeni.

Bricjapi

A po e humbni durimin me dikë me të cilin nuk mund të arsyetoni? Mos e fajësoni veten, sepse keni bërë maksimumin për të arritur një marrëveshje. Ka ardhur koha që t’i shprehni ndjenjat ndaj dikujt që ju pëlqen.

Ujori

Mos u shqetësoni nëse dikush me të cilin keni kaluar shumë kohë, sot nuk do të jetë pranë jush. Ky person mund të jetë ende i interesuar për ju, por gjithashtu ka edhe shumë angazhime të tjera.

Peshqit

Sot mund të merrni ndonjë ftesë për ndonjë aktivitet social-kulturor. Mos e refuzoni, sepse do t’ju mbushë me informacion interesant. Gjithashtu, mund të takoni njerëz të rinj, që në të ardhmen mund të bëhen miq të mirë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu: Marrëveshje me Rajonin e Puglias për edukimin në vazhdim të mjekëve

Publikuar

-

Nga

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve kardiologë e kirurgë vaskularë të QSUT kanë marrë pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare që po zhvillon punimet në Bari të Italisë, organizuar nga profesor Alesando Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë, jo vetëm në rajonin e Puglias por edhe në Evropë.
“Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore”, tha Manastirliu.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit me rajonin e Puglias është trajnimi afatmesëm i mjekëve.
“Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe speciaizantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”, tha Manastirliu.
Kardiologjia dhe kardiokirurgjia invazive është fusha e parë ku nis ky bashkepunim bilateral, që do të shtrihet edhe në fusha të tjera të mjekesisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rekord shitjesh/ Ja çdo të ndodhë këtë fundjavë!

Publikuar

-

Nga

Si rrallëherë pritet që këtë fundjavë një uragan të godasë Shqipërinë. Ky uragan s’është uragani që imagjinoni pasi nuk sjell dëme, por vetëm përfitime.

Do të sjelle zbritje çmimesh të pa imagjinueshme që nuk kanë ndodhur asnjëherë më pare.

Zgjat vetëm këto 2 ditë, 21 dhe 22 Shtator.

Do të gjeni këtë televizor Samsung, me çmimin e çmendur për vetëm 59.990 lekë. Na thoni ju nëse një ulje prej 20.000 lekësh është e çmendur apo jo.

 

Kjo lavatriçe Bosch po thërret emrin tuaj.

Mban 8 kg dhe dikur kushtonte 69.990 lekë, ndërsa dy ditët e uraganit vjen me 43% më pak, pra vetëm 39.990 lekë.

Edhe në sektorin e informatikës  per ju që doni që femija juaj të punoje i qetë në shtëpi do të keni shansin e rrallë të blini Laptop Lenovo me cmim WOW prej 19.990 lekësh.

Neptun është shitës i autorizuar për markat më të mëdha në tregun e elektronikës dhe keto janë vetëm disa nga produktet e shumta që janë në ofertë dy ditët e uraganit. Mund të blini çdo gjë që ju nevojitet me ulje që vështirë të injorohen.

Hidhini një sy faqes zyrtare të Neptun.

Piketoni gjërat që ju pëlqejnë dhe të shtunën nxitoni të jeni të parët që të shkoni sepse për 50 blerësit e parë ka surpriza të tjera.

Mos harroni në çdo dyqan Neptun në gjithë Shqipërinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore  të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera por lokalisht mesatare në shumicën e tyre. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C
në vendet e ulëta: 16 / 26 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEXO TE PLOTE