LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarja “shuplakë” Ramës/ Valdrin Pjetri kurbani i radhës

15 Gusht 2019, 17:56, Politikë CNA
Gazetarja “shuplakë” Ramës/ Valdrin Pjetri kurbani i

Gazetarja Emi Kalaja ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga detyra e kryebashkiakut të Shkodrës, ende pa bërë betimin.

Në një postim në rrjetet sociale, Emi Kalaja shkruan ndër të tjera se Pjetri ka qene i detyruar per te dorezuar mandatin pa marre detyren,pasi Kryeministri ka kerkuar minimizim te kostove politike duke ushtruar presion tek kurbani i tij i fundit, te cilin vete e promovoi dhe e bekoi e me pas siç e do zakoni tashme i njohur e leshoi.

Sipas gazetares Kalaja, dhe Valdrin Pjetri nuk rezitoi, u dorehoq pa zhurme , permes disa rreshtave formal por shterrues ne rrjetin social.

?Ai rrekej te sqaronte opinioni publik se ai epsiod ne rinine e tij te hershme nuk ishte asgje me shume se nje rastesi fatkeqe dhe e parendesishme per integritetin e tij, se ishte ndodhur ne kohen e vendin e gabuar. Pjetri ?harron? se ne Shqiperi politika jone puritane zbaton nje ligj i cili mohon institutin e rehabilitimit, dhe ka efekt prapaveprues rendues qe bie ne kundershtim me nenin 7 te konventes europiane te Drejtave te Njeriut por ky eshte diskutim i gjere…?-shkruan ndër të tjera Emi Kalaja.

Postimi i plotë:

Valdrin Pjetri dhe ëndrra që u bë zhgjëndërr!

Valdrin Pjetri tregoi qytetari duke thyer kulturen e mosdoreheqjes ne politiken shqiptare por nuk tregoi rezistence. Ai u thye perballe linçimeve, braktisjes , presionit politik dhe mediatik.

I riu karrierist dhe ambicioz nuk e ndoqi symbyllurazi deri ne fund endrren per te marre drejtimin e Bashkise Shkoder. Sipas kuadrit ligjor askush nuk mund ta pengoje nje Kryetar Bashkie te mandatuar me vendim gjykate te zbatoje funksionin e tij si i zgjedhur , as akuzat e opozites, as dokumentet e publikuara , e as braktisja e nje Kryeministri. Jo per sa kohe Prokuroria nuk shprehet dhe vepron sipas kodit te proçedures penale. Flasim ketu ne raport me ligjin pasi moralisht Pjetri e beri zgjedhjen e tij duke u dorezuar.

Krahasimi me Elvis Roshin e Kavajes qe i ben qellimisht opozita ka pak gjasa te qendroje ndonese te dy i bashkon fakti qe u zgjodhen kryebashkiak te bastioneve historikisht te djathta. Kjo pasi Roshi qendroi me shume 1 mandat mes akuzash dhe pasi rifitoi mandatin akuzat ndaj tij u provuan duke e bere te detyruar largimin e tij.

Ndersa Valdrin Pjetri ndonese vetem 1 jave nga konstituimi zyrtar dhe pa asnje qendrim zyrtar te prokurorise dha doreheqjen duke pranuar mes rreshtash se endrra u kthye ne zhgjenderr.

Pa diskutim qe vala e nxehte e opinioneve legjitimon edhe argumentin se Pjetri ka qene i detyruar per te dorezuar mandatin pa marre detyren,pasi Kryeministri ka kerkuar minimizim te kostove politike duke ushtruar presion tek kurbani i tij i fundit, te cilin vete e promovoi dhe e bekoi e me pas siç e do zakoni tashme i njohur e leshoi. Por siç e thashe dhe ne krye te heres Valdrin Pjetri nuk rezitoi, u dorehoq pa zhurme , permes disa rreshtave formal por shterrues ne rrjetin social facebook .

Ai rrekej te sqaronte opinioni publik se ai epsiod ne rinine e tij te hershme nuk ishte asgje me shume se nje rastesi fatkeqe dhe e parendesishme per integritetin e tij, se ishte ndodhur ne kohen e vendin e gabuar. Pjetri ?harron? se ne Shqiperi politika jone puritane zbaton nje ligj i cili mohon institutin e rehabilitimit, dhe ka efekt prapaveprues rendues qe bie ne kundershtim me nenin 7 te konventes europiane te Drejtave te Njeriut por ky eshte diskutim i gjere…

Gjithesesi tani Valdrin Pjetri mund te vazhdosh rrugen tende ligjore per te cilen mesa kam informacion ke kontaktuar studio serioze ligjore ne Firenze te Italise.
Shkodra do vazhdoje me siguri rrugen e saj, ate historiken per te cilen shfryjne nga mengjesi ne darke ne pakenaqesi por ne fund te dites populli eshte sovrani!/ CNA.al

Akuzat për dënimin në Itali/ Valdrin Pjetri merr vendimin e papritur

Lajmet e fundit nga